FT/ Japoni 2 - 1 Spanjë (Doan 48', Tanaka 53' / Morata 11')
Japonia fitoi 2-1 me Spanjën në grupin E të Kupës së Botës, me dy skuadrat që kalojnë më tej në fazën e 1/8, teksa lënë në vendin e tretë Gjermaninë. Gjermanët edhe pse fituan 2-4 me Kosta Rikën janë jashtë Botërorit.
Spanja e nisi mirë duelin, teksa shënoi me Moratën në minutën e 10-të. Pjesa e dytë ishte dramë për spanjollët, që u përmbysën brenda pesë minutave nga Doan dhe Tanaka. Festë e madhe te aziatikët, që e mbyllin si vendi i parë në grup.
Pas ndeshjeve të fundit në grupe, Japonia dhe Spanja kalojnë në 1/8 teksa Gjermania si e treta me katër pikë mbetet jashtë Botërorit, duke i vënë "njollë të zezë" historisë. Në fund Kosta Rika. Në fazën e 1/8 Japonia luan me Kroacinë dhe Spanja me Marokun.
VIDEO:
Renditja:

48' / Japoni 1-1 Spanjë. Pjesa e dytë nis me golin e Japonisë. Pas një gafe nga mbrojtja dhe portieri i Spanjës, Doan barazon shifrat në 1-1.
53' / Japoni 2-1 Spanjë. Përmbysje e çmendur nga japonezët. Tanaka shënon golin e dytë dhe dërgon ekipin në krye të grupit me rezultatet në kohë reale. Me këtë gol dhe nëse rezultati nuk ndryshon japonezët janë në 1/8 duke lënë në vendin e tretë Gjermaninë.

11' / Japoni 0-1 Spanjë. Alvaro Morata gjen golin e parë të ndeshjes. Duhej minuta e 11 e takimit që Spanja të tundte rrjetën duke marrë përkohësisht kreun e grupit.
Komente










