KATAR 2022/ Përmbysje e çmendur e Japonisë, aziatikët i 'tregojnë' muskujt Spanjës! 'Furia e Kuqe' shpëton për fije, të dyja skuadrat në 1/8 (VIDEO)

KATAR 2022/ Përmbysje e çmendur e Japonisë, aziatikët i 'tregojnë' muskujt Spanjës! 'Furia e Kuqe' shpëton për fije, të dyja skuadrat në 1/8 (VIDEO)

Festa e Japonisë

FT/ Japoni 2 - 1 Spanjë (Doan 48', Tanaka 53' / Morata 11')

Japonia fitoi 2-1 me Spanjën në grupin E të Kupës së Botës, me dy skuadrat që kalojnë më tej në fazën e 1/8, teksa lënë në vendin e tretë Gjermaninë. Gjermanët edhe pse fituan 2-4 me Kosta Rikën janë jashtë Botërorit.

Spanja e nisi mirë duelin, teksa shënoi me Moratën në minutën e 10-të. Pjesa e dytë ishte dramë për spanjollët, që u përmbysën brenda pesë minutave nga Doan dhe Tanaka. Festë e madhe te aziatikët, që e mbyllin si vendi i parë në grup.

Pas ndeshjeve të fundit në grupe, Japonia dhe Spanja kalojnë në 1/8 teksa Gjermania si e treta me katër pikë mbetet jashtë Botërorit, duke i vënë "njollë të zezë" historisë. Në fund Kosta Rika. Në fazën e 1/8 Japonia luan me Kroacinë dhe Spanja me Marokun.

VIDEO:

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
VIDEO/ 2 gola në pesë minuta, Japonia përmbys Spanjën! Dridhet Gjermania

48' / Japoni 1-1 Spanjë. Pjesa e dytë nis me golin e Japonisë. Pas një gafe nga mbrojtja dhe portieri i Spanjës, Doan barazon shifrat në 1-1.

53' / Japoni 2-1 Spanjë. Përmbysje e çmendur nga japonezët. Tanaka shënon golin e dytë dhe dërgon ekipin në krye të grupit me rezultatet në kohë reale. Me këtë gol dhe nëse rezultati nuk ndryshon japonezët janë në 1/8 duke lënë në vendin e tretë Gjermaninë.

Ora 20:22
VIDEO/ Në vendin dhe momentin e duhur, Alvaro Morata shënon sërish për Spanjën

11' / Japoni 0-1 Spanjë. Alvaro Morata gjen golin e parë të ndeshjes. Duhej minuta e 11 e takimit që Spanja të tundte rrjetën duke marrë përkohësisht kreun e grupit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

‘Fije’ edhe në Vlorë, çmontohen 4 kamera sigurie! Dyshohet se i përkasin krimit të organizuar

‘Fije’ edhe në Vlorë, çmontohen 4 kamera sigurie! Dyshohet se i përkasin krimit të organizuar