Kategoria e Dytë i 'lë targën' Superligës, elita e Shqipërisë pa tifozë (VIDEO)

Kategoria e Dytë i 'lë targën' Superligës, elita e Shqipërisë pa tifozë (VIDEO)

Tifozët në Durrës dhe Delvinë

Do duhej të ishte liga më e ndjekur në vend, por Superliga shqiptare e futbollit edhe këtë vit lë për të dëshiruar sa i takon numrit të tifozëve në stadiume. Në ndeshjen e djeshme mes Partizanit dhe Teutës, zhvilluar në "Niko Dovana" të Durrësit, tifozët kishin braktisur duelin dhe asnjë nga skuadrat nuk ishte e dënuar.

Nëse në tribunën kryesore mund të numëroje diçka më shumë se 50 tifozë, në atë përballë shkallët ishin të boshatisura dhe ndeshja u zhvillua në një klimë të akullt, aq sa në transmetim direkt dëgjoheshin edhe këshillat që trajnerët jepnin për lojtarët në fushë.

Ky është sezoni i dytë që Superliga shqiptare sheh një numër të ulët tifozësh, gjë që u duk edhe në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Interesi për futbollin shqiptar duket se ka rënë me kalimin e kohës dhe në "Air Albania" për derbin e kryeqytetit nuk ishin më shumë se 14 mijë tifozë, ndeshje kjo që disa sezone më parë kërkonte një stadium më të madh për interesin e shtuar të tifozëve.

Produkti vendas nuk është më i preferuar për tifozët, jo vetëm për cilësinë në fushë, por edhe për kalendarin që FSHF-ja ka diktuar me ditë dhe orare të papërshtatëshme. Për mos u harruar edhe cënimi i garës nga paragjykime për lëshime dhe kurdisej, gjë që nuk afron fansat.

Dje në Durrës duhet të ishte një festë futbollit, me Teutën që më shumë se kurrë kërkon të dalë nga zona e ftohtë e renditjes edhe me ndihmën e tifozëve, e Partizanin që lufton për titullin dhe kishte "Guerrilsat" me vete.

Në qytetin bregdetar mbrëmjen e djeshme nuk kishte asnjë aktivitet tjetër madhor, veçse në Teatrin "Aleksandër Moisiu" jepej shfaqja "Çifti i Hapur" dhe salla nuk u mbush në kapacitet të plotë. Nëse futbolli si produkt vendas nuk i lëviz fansat nga lokalet për t'i drejtuar në stadium, duket të jetë për shkak të cilësisë së tij.

Shembulli vjen nga jugu i Shqipërisë. Në fundjavë, Delvina u mund 1-3 nga Butrinti në derbin e Kategorisë së Dytë për grupin B. Më shumë se 2300 tifozë ishin në stadium, ndërsa 250 mbështetës udhëtuan nga Saranda. Kur futbolli është i vetmi aktivitet në qytetet që shpeshmi pa të drejtë i quajmë "periferike", kemi edhe shembuj të tillë pozitivë që janë leksion për elitën e pasur të sportit në vend.

Derbi i Kategorisë së Dytë në Delvinë:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurdisje: 08/12/2023 12:17

    Fajin e ka formula e leshit qe ka Superliga ku askush s'fiton e askush s'humbet!

    Përgjigju
    • [email protected]: 09/12/2023 19:21

      Po' Jan Bo pa' interes fare ndeshjet se luajne kater po' me te njejten skuader ,i Ka Dale lezeti fare, boje me 14 osé 16 skuadra , dhe te lunedì te gjithe te djelen pastaj ta shikojme a shkojne tifoz

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?