Kategoria Superiore, Tirana bie në
Laç, Partizani rikthehet tek fitorja

Kategoria Superiore, Tirana bie në<br />Laç, Partizani rikthehet tek fitorja
Tirana bie në Laç duke u mposhtur pastër 3-0. Bardheblutë e Maganit dhurojnë një tjetër paraqitje të dobët në Kurbin dhe mund të humbasin kryesimin nëse Kukësi merr pikë ndaj Skënderbeut. Në një stadium pa tifozë për shkak të pezullimit të fushës së Laçit kryeqytetasit e nisin më mirë takimin por do jenë vendasit që marrin avantazhin me një gol te Sefgjinit në minutën e 23-të i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Frashëri.

Në fundin e pjesës së parë skuadra e Cungut shënon edhe golin e dytë me mbrojtësin veteran Sheta që me kokë dërgon topin në rrjetë.Festimi i ekzagjeruar i kushton mbrojtësit kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtimin nga ndeshja.Në fraksionin e dytë bardheblutë përpiqen të reagojnë edhe falë ndërrimeve të Maganit por rastet edhe pse I krijojnë nuk arrijnë ti konkretizojnë. Kapitullimin e Tiranës dhe goleadën bardhezi e vendos Meto që shënon në minutën e 82-të.Laçi triumfon 3-0 dhe ngjitet në kuotën e 38-të pikëve.Tirana tashmë gjithë vëmëndjen do e përqëndrojë tek derbi.

tirana

Partizani rikthehet tek fitorja.Të kuqtë mposhtën 2-1 Teutën në Fier në stadiumin “Loni Papuçiu”. Pas polemikave të shumta gjatë javës për mënyrën e eliminimit nga Kupa dhe degdisjes së ndeshjes në Fier larg tifozëve “demat” golat I shënojnë shumë shpejt.Fillimisht është Fazlliu që në minutën e 11-të fikson avantazhin dhe 7 minuta më vonë Mazrekaj shndërron në gol një penallti.Gjithçka mundën të bënin “djemtë e detit” në këtë ndeshje ishte goli i Ansi Nikës.Tre pikë për Partizanin që i shkon tre pikë larg kreut ndërsa për Teutën vjen humbja e radhës.

partizani

Pas 6 humbjeve radhazi fiton edhe Vllaznia. Kuqeblutë fitojnë 2-0 në Shkodër ndaj Apolonisë falë golave të Sozës dhe Gilman Likës.Fitore në frymën e fundit ka arritur edhe Flamurtari që ka mposhtur Elbasanin falë golit të francezit Buval.Të hënën në orën 18:00 java e 23-të mbyllet me superndeshjen Skënderbeu-Kukësi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore

Atletikë/ Zhvillohet maratona më e madhe në botë, 8.1 mln euro shkojnë për kërkime mjekësore