Katër dekanë kërkojnë dorëheqjen e 
Rektorit të UT: Shkelje të rënda ligjore

Katër dekanë kërkojnë dorëheqjen e <br />Rektorit të UT: Shkelje të rënda ligjore<br>
Katër dekanët e Fakulteteve të Tiranës, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule kanë kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në një konferencë për shtyp dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule ka rreshtuar një sërë shkeljesh që sipas tij ka bërë rektori Mynyr Koni.

Për këtë 4 dekanët kanë firmosur një letër për fillimin e procedurës disiplinore të shkarkimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës. Kjo letrër i është dërguar ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe mban datën 16 tetor 2017. Pjesë nga letra e kërkimit të dorëheqjes. “Në këto 17 muaj të administrimit të universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e rektorit të Universitetit që kanë krijuar një situatë të rëndë paligjshmërie me efekte të drejtëpërdrejta të mos funksionimit normal të të gjitha strukturave të universitetit të Tiranës të cilat janë të lidhura drejtëpërdrejtë ose indirekt me autoritetin e rektoratit të Universitetit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe vendimmarrja sjellja dhe komunikimi shkresor për probleme të rëndësishme të administrimit akademik dhe të universitetit dhe strukturave përbërëse të tij në cështje të rëndësishme nga ana e rektorit ka qenë në kundërshtim të hapur me ligjin. Kjo ka bërë që të pengohet rekrutimi i personelit akademik me kohë të plotë dhe atij administrativ. Të krijohen probleme lidhur me miratimin e më pas zbatimin e buxhetit të Universitetit për realizimin e funksioneve të tij.

Në mënyrë flagrante rektori ka marrë kompetencat e Administratorit të Universitetit. Nuk njeh autoritetin e tij dhe të bordit të administrimit. Ka nënshkruar kontrata furnizimi me efekte financiare të cilat janë kompetencë e administratorit, e ka pezulluar atë ka bllokuar pagat e punonjësve të rektorarit të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të Edukimit Fizik apo vonuar atë të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bllokimin e databazës dhe shërbimet informatike për studentët e pedagogët veprime këto në kundërshtim të hapur me ligjin.

Duke qenë se qëndrimi i Rektorit vazhdon të jetë i njëjtë, megjithë përpjekjen e instituticionale të autoriteteve dhe organeve brenda UT, si edhe atyre jashtë UT, vlerësojmë se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i Rektorit jo vetëm nuk i përgjigjet kërkresave ligjore, por është në dëm të hapur me interesat e administrimit, drejtimit dhe zhvillimit Instituticional të Universitetit të Tiranës”.

4 dekanë të UT kërkojnë pezullimin e rektorit Koni
4 dekanë të UT kërkojnë pezullimin e rektorit Koni

Dekanët:

Artur Sula, Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaj

Edmond Rapti, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë

Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Ekonomikut 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës