Katër ditë në grevë urie, rëndohet gjendja e punonjësve të uzinës së naftës në Ballsh (VIDEO)

BALLSH-Ka hyrë në ditën e katërt greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar për shkak të mungesës së ushqimit. 16 punëtorët kërkojnë pagat që sipas tyre kanë 27 muaj që nuk i marrin.

Grevistët janë shprehur se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi dje se është takuar me përfaqësuesit e punonjësve për ndërmjetësuar me palën operuese të rafinesrisë për pagat që nuk kanë marrë, por deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e kompanisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:53
Një nga grevistët e Poçemës shfaq probleme shëndetësore

1581846924_fieri.jpg
Teksa punonjësit e nënstacionit të Poçemit  kanë hyrë në ditën e katër të grevës së tyre, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar akoma më shumë. Njëri prej grevistëve ka qenë në gjendje më të rënduar dhe është detyruar që të ndërhyjnë mjekët në mënyrë që gjendja e tij të normalizohet. Ai është vendosur në serum dhe i janë dhënë injeksionet e nevojshme ndërsa më pas ai është rikthyer në grevë.

Ndërkohë grevistët vijojnë të theksojnë se nuk do të ndalen deri në marrjen e 27 rrogave të prapambetura që kanë në kompaninë ku punonin.

"Mendoj të mos flas më fare. Vetëm mjeku na ka ardhur. Fjala jonë po shkon në vesh të shurdhër. Kështu ka ardhur puna. Asgjë s'po kërkojmë. Lekët tona  që të ushqejmë fëmijët. Do ta vuaj nuk lëviz që këtu. Borxhliu më kërkon parat. Nuk kam se çfarë të bëjë." tha një grevist.

"Nuk e dim...ne po vdesim. Me vdekje na nxjerrin që këtu. Nuk kemi ku të shkojmë në shtëpi.

"Po na mashtrojnë duam pagat e prapambetura. Këtu deri në fund të gjithë bashkë siç kemi nisur." tha një grevist tjetër.

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit në Poçem, kanë qenë nën varësi të uzinës së naftës në Ballsh, por nuk janë paguar prej gati 2 vitesh.

Në total janë rreth 600 punonjës të uzinës që janë në protesta për pagat e prapambetura.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    "Lufta" ndaj COVID-19/ A mendoni se duhet të bëhen më shumë testime?

Komento

Komente

  • Tosi: 17/02/2020 07:24

    Tashti qe e mori ne dore situaten e naftetareve Nafija fallxhorja e leshitlikes per lesh dhije do shkoje dhe halli i fukarenjve pa rroga, por ndoshta Nafija u shperndan ca euro te fituara nga tenderi i piset i rruges Elbasan Tirane qe dihet se sa vodhi asaj kohe leshilikes dhe ministrat e saj duke e rritur vleren 2 fishi i asaj fillestare.

    Përgjigju
  • genci. d: 16/02/2020 22:55

    Luli, me ato që ka bere keto vite ka vertetuar, qe nese do i jepej amnistia politike, do kishte ikur naten nga Shqipëria. Atë e ngaterruan keq ne politike dhe tani shtiret se eshte i varur nga te tjeret...

    Përgjigju