Katër mijë kandidatë të frymëzuar nga Lulzim Basha

Katër mijë kandidatë të frymëzuar nga Lulzim Basha

Katër mijë vetë paskan kërkuar të bëhen deputetë të PD. Marrëzinë njerëzore nuk e ndalon dot, por kur e vlerëson si pozitive, është problem serioz.

Në përpjekje për të restauruar thyerjen e besueshmërisë që ka pasur përzgjedhja e Luzlim Bashës, ky i fundit i ka bërë PD-së një gjë më poshtëruese, se ajo që i bëri më 2017-n.

Për të fshehur faktin që sërisht listën do ta zgjedhë Lulzim Basha, është shpikur një mekanizëm sovjetik i propozimeve nga poshtë dhe miratimeve nga lart, ku gjithë populli kandidon për deputet, pastaj një Komision ja lehtëson punën kryetarit, duke i çuar në sini kokat e fundit që duhet të presë ai.

Pikësëpari është poshtëruese të thuash, që një parti ka 4000 kandidatë për deputetë.Por për PD ka një shpejgim.

Kur në Partinë Demokratike, njerëzit kanë parë se kë ka zgjedhur Lulzim Basha deputet, që nga Kujtim Gjuzi, Papa, Maliqi etj, të gjithëve u është dukur vetja më të aftë se ata, dhe kanë vendosur të kandidojnë.

Pra inkurajuesi i katër mijë vetëve për të vënë kandidaturën për deputet, vjen vetëm nga banalizimi ekstrem i këtij posti, nga figurat qeshrake që u bënë të famshme në Parlament, si përzgjedhje të Bashës dhe që tani një Komision do t’i seleksionojë, për të shpëtuar Lulzim Bashën nga të frymëzuarit prej tij.

Në fakt askush nuk do të guxonte të vetëkandidonte për deputet, nëse nuk kishte parë listën “Basha”, që sot është në Parlament.

Shembulli i tij ka frymëzuar 4000 vetë të jenë kandidatë, ndërkohë që në zgjedhjet e shkuara mori rreth 400 mijë vota.

Nga ana tjetër, korrigjimi i defektit të Bashës, që ka degraduar përzgjedhjen në PD, nuk mund të bëhet duke ua hequr të drejtën anëtarëve të zgjedhin dhe duke ja kaluar një komisioni të Bashës. Kjo quhet votë e deleguar.

Në zgjedhjet e vitit 1924, Shqipëria ka përdorur votë të deleguar, ku një njeri votonte në emër të 250 qytetarëve, pasi ata konsideroheshin të pazhvilluar për të votuar.

Tani PD ka vendosur që pesë vetë të votojnë ne emër të 400 mijë votuesve, që së paku ka pasur në zgjedhjet e fundit. Pra i bie që PD të delegojë 80 mijë vota tek vota e një anëtari komisioni, duke fyer rëndë anëtarësinë e saj.

Nëse Basha vërtet kërkon një alibi për paaftësinë e tij për të përzgjedhur, le të zhvillojë garë para-eleminatore për kandidatët në PD.

Kështu e kanë në SHBA të dyja partitë e mëdha. Dhe e ka premtuar këtë, pas skandalit të vitit 2017. Në vend të kësaj, ai po aplikon një metodë edhe më fyese se sa përzgjedhja prej tij.

Së paku Basha është i zgjedhur i PD-së dhe ka mandat të vendosë vetë për një listë, por Komisioni i tij është thjesht alibi për paaftësinë e tij.

Vetë Berisha, kur besimi ndaj tij u trondit pas vitit 1997, në zgjedhjet e vitit 2000 aplikoi votimin parlamentar për kandidatët e PD, në zgjedhjet lokale. Natyrisht e ndau shumë PD-në dhe krijoi fraksione, por së paku guxoi ta çonte votën në bazë.

Kurse kjo që po bën Basha, përveçse tregon se çfarë modeli ka frymëzuar brenda PD-së, duke nxjerrë 4000 kandidatë, tregon dhe me çfarë perversiteti kërkon ta ruajë sërish kontrollin mbi kandidaturat, duke i përzjerë ata me 4 mijë vetë të tjerë, që gjithnjë të jenë relative ankesat e tyre.

E mira e vetme e kësaj pune, është se 3950 prej tyre i ke armiq me Lulzim Bashën në qershor, kur të shpallë listen, dhe kontigjente sulmi ndaj tij, si ushqim për partitë e tjera afër PD.

Për këtë, ato duhet t’i jenë mirënjohëse Bashës, por jo PD-së./ tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per xhelal markun: 27/08/2020 16:04

    Ri gjithmon shoh keto gazetat dhe lexoj komentet po ralle shkruaj po tani u detyrova nga ky xhemali qe edhe sali krimineli do e kish zili kete shkrim...je shum i trash shpellar dru me pre ...sa per meron nuk i vete as te thoi ku mero edhte zoteri e ku ti shpellar ...dhe sa per ate qe do jene ne pushtet neser meqe qenke kaq i sigurt mbrihi dhembet mire dhe ik beji ndonje gojore sali kriminelit nga gezimi fitores .. ptuuuu far e keqe shpellaresh ...

    Përgjigju
  • Xhelal Marku: 26/08/2020 10:14

    O Qeros! Ti nuk përfaqëson qerosin e përrallave që të na bësh moral dhe të na japësh mend se si duhet të bej PD dhe Lideri i saj Basha...! Ti ke lindur kontradiktor dhe i tillë do të vdesish, duke lënë një emër të zi në Shtyp, si njeriu më i pabesueshëm, më servil dhe më i korruptuar në Shqipëri...! Qerosi është personazh pozitiv në përralla, por ju jeni qeros i përbaltur dhe kontradiktor me veten. Kë të besojnë më parë shqiptarët, Mero Qerosin e zellshëm të PD e deri kandidat për deputet të saj, që nuk fitoi kurrë, apo Mero Qerosin komunist ekstrem, që për interesa korruptive, iu fut në bythë Ramës me servilizmin e tij të verbër e mjeran...! Ju keni botur një libër për Berishën, që e çoni në qiell dhe pasi u prishen interesat tuaja korruptive iu ktheve me batutat e tua tepër bajate, artificiale e me sulme personale dhe vetëm për interesa personale. Mos u merr me punët e PD-së, se ajo është OPOZITA e sotme dhe MAZHORANCAe nesërme. O dritëshkurtër dhe tokë pa bimësi siç ke kokën fushë,OPOZITA është aset KOMBËTAR dhe nuk lanë as këmbët me ujin që pin ti superservil dhe halabak mediatik. Hesht, se i nervozove pa masë të gjithë shqiptarët me idiotësitë e tua prej rrugaçi pa pikë etike dhe kulture njërëzore...!

    Përgjigju
  • O tej: 25/08/2020 22:26

    Basha nje bolekandari do me drejtu PD dhe Shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër