Kë trimëroi opozita në Shkodër?

Kë trimëroi opozita në Shkodër?

Mbledhja e opozites ne Shkoder

Nuk jam kundër gjesteve si ai i opozitës sot, që shkon në një qytet, ku ka probleme me sigurinë. Gjashtë vrasje brenda muajit janë shumë për një qytet, sidomos kur janë pa autor. Në këto raste ka shumë rëndësi rritja e besimit të qytetarëve dhe vrasja e frikës.

Shkuarja e opozitës në Shkodër mund të justifikohej vetëm me këtë qëllim. Nëse ajo ka informacione se krimi është i mbrojtur politikisht, ajo duhet të shkonte sot në Shkodër dhe të artikulonte emra konkretë kriminelësh.

E di që nuk është e lehtë, por opozita mbi të gjitha është mision, nuk është burokraci shteti. Dhe misioni i saj është t’i mbajë qytetarët me shpresë, dhe në qytete problematike si Shkodra.

Shkuarja e Bashës në Shkodër, nuk i trimëroi dot qytetarët. Ata nuk dëgjuan ndonjë gjë të re nga ato që do të dëgjonin, edhe sikur Basha të ishte në sallën e Kuvendit.

Të sulmosh Fatmir Xhafajn e Taulant Ballën është e lehtë, se ata janë politikanë, dhe nuk rrezikojnë njeri. Pastaj i takon në kafe të Kuvendit dhe u thua mos u mërzitni se kështu e do puna.

Kur shkon në një qytet si Shkodra në emër të rritjes së kriminalitetit, duhet të mendohesh mirë, pasi nuk po shkon në dasëm, por në një vend, ku vrasësit kanë emra të përveçëm, parti politike pas vetes, dhe mbështetje në strukturat e policisë.

Fakti që ti shkon aty si opozitë dhe nuk guxon të përmendësh askënd, ose ke probleme se të thonë ata vendalinjtë se vrasësit janë “tanët”, mos i ngacmo, ose ke frikë prej tyre. Në të dyja rastet, është mirë të mos nisesh kot për udhë të gjatë dhe të bësh atë që mund ta bëje pa lëvizur nga vendi në Tiranë.

Pasi kjo është dhe më keq. Shkuarja në Shkodër dhe ligjërimi bajat për broçkulla që mund t’i thoje në Tiranë, trimëron më shumë banditët e Shkodrës dhe frikëson më shumë qytetarët. Trimëron banditët, pasi u jep atyre një dëshmi që as opozita nuk guxon t’i përmendë, dhe rrit paranojën tek qytetarët se banditët kanë kapur politikën.

Në Shkodër i njohin kriminelët. I njohin dhe ata që shkojnë pas PD-së, edhe ata që shkojnë pas PS-së. E dinë mirë kush vret, kush qëllon në shenjë, e kush ngatërron shënjestër.

Por sot i vetmi që ka ngatërruar destinacion është Lulzim Basha. Ai ose duhet të shkonte aty për të bërë histori, e për të trimëruar qytetarët, ose duhet të mos dilte nga zyra në Tiranë.

Shkodra nuk ka nevojë për spektakle që dëshmojnë frikën e politikës nga krimi. Ka nevojë për betejë kundër krimit.

Dhe kur s’ke bythë ta bësh, të paktën mos bë keq. Mos i bëj banditët të ndjehen të fituar. Nëse s’ta kanë kërkuar si nder!/ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lugina: 04/09/2018 17:11

    Hallall mero bej ndonje rruge nga shkodra se ke kohe pa shkuar dhe flet nga kolltuku ne tirane .bej ndonje kritike ku ta preke syri edhe krahut tend .

    Përgjigju
  • Justice: 04/09/2018 07:19

    Basha and co ka marre guximin te permendi emra....problemi eshte pse nuk permendin dhe emra te tjere...kjo eshte ajo qe e ben popullin te pashprese

    Përgjigju
  • Perash: 04/09/2018 01:19

    Trimëroi familjen mafioze lici. Një ditë më parë dha deklaratë familja mafioze lici.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!