Kejvina Kthella bën rrëfimin tronditës, si e dhunoi partneri për një foto: Më goditi me grushte sa mbeta pa frymë, donte të më vriste, më kërcënoi me jetën e vëllait

Kejvina Kthella bën rrëfimin tronditës, si e dhunoi partneri për një foto: Më goditi me grushte sa mbeta pa frymë, donte të më vriste, më kërcënoi me jetën e vëllait

Kejvina Kthella

Modelja Kejvina Kthella ka bërë një rrëfim tronditës në shtëpinë e Big Brother Vip 2 dhe tregoi historinë se si bashkëjetuesi i saj e dhunoi pasi ajo publikoi një foto në “Facebook”.

Ish-velina rrëfeu se partneri i saj e goditi me grushte duke e gjakosur dhe ndalej vetëm kur ajo mbetej pa frymë, kjo ndodhi nga një foto që ajo kishte publikuar dhe atij nuk i kishte pëlqyer.

“Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma”, u shpreh ajo gjatë një bisede me Efin.

Kejvina Kthella tregoi se pasi erdhi policia kishte frikë ta denonconte pasi i dashuri e kërcënoi me jetën e vëllait në sy të policëve.

“Kisha hedhur një foto në Facebook publike, po foto normale por nuk i dija ato gjërat ku ndryshohej. ‘Pse hodhe foton publike’, zemra jo të rrahur, ishte dy metra, unë dhe ai sipër meje me muskuj dhe më godiste me grusht (bën shenjën si e godiste). Nuk pyeste fare, nuk pyeste moj donte të më vriste. Ai ndalonte kur filloja dhe qaja dhe mu merrte fryma. Na ndanë në dhoma të ndryshme sepse ne jetonim bashkë. Policet femra më ndanë mua në dhomën tjetër, meshkujt në anën tjetër. Më thoshin mua denoncoje tani këtu, po vinte ambulance se isha e gjakosur, por unë për turp jo. Ky me të madhe ma bënte mua shqip “mos harro se unë do të dal, ke vëllain, e kupton çfarë më bënte mua”, tregoi ajo.

F.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes