Kejvina nuk i ndal ofendimet për Luizin: Është mashtrues, meriton shuplakë çdo ditë, po na dhunon psikologjikisht! (VIDEO)

Kejvina nuk i ndal ofendimet për Luizin: Është mashtrues, meriton shuplakë çdo ditë, po na dhunon psikologjikisht! (VIDEO)

Kejvina Kthjella

Gjuha e dhunës ka qenë e pranishme këtë edicion të Big Brother dhe e kritikuar mjaftueshëm nga publiku. Këtë radhë edhe Kejvina ka shpërthyer në gjuhë urrejtjeje.Ajo vazhdon ende të reagojë e revoltuar ndaj situatës me Luzin në shtëpi duke shpërthyer në ofendime ekërcënime. Modelja ka shpërthyer në lot dhe e acaruar, teksa bërtiste me zë të lartë në mes të shtëpisë se këngëtari është një “mashtrues dhe plehrë”.

Sipas saj Luizi meriton të goditet me shuplakë çdo mëngjes që të ‘zërë mend’. Ndërkohë banorët e tjerë po përpiqeshin ta qetësonin Kejvinën, ajo shprehej se askujt nuk i intereson sesi ndihet ajo dhe kjo nuk është normale. Sipas saj, është Luizi që po përdor dhunën psikologjike ndaj sa dhe të gjithë banorëve dhe shuplakë është ajo çka ka mbjellë.

“Mashtrues, plehrë, i neveritshëm, i japin hapësirë televizive këtij… Është i aftë të manipulojë gjithkënd për të arritur qëllimet e tija dhe në fund të thotë ti e ke fajin dhe vijnë dhe më flasin për një shuplakë që i dhashë atij po ai meriton çdo mëngjes nga një shuplakë fytyrës që të zgjohet dhe të kthehet si njeri, ai do shuplaka çdo ditë sepse po përdor dhunën verbal, dhunën verbal dhunën psikologjike sepse ai është dëmi i shoqërisë. Shuplaka harrohet por kjo që të ngel në mendje të ngel ndër vite dhe të përndjek. Është një plehrë, e urrej atë dhe të gjithë njerëzit si ai, ku ma gjetët këtë mashtrues dhe këtu më doli. A i intereson ndokujt sesi jam unë ndonjëherë”- u shpreh Kejvina.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë