Në kulmin e fushatës elektorale Partia Demokratike ka vendosur të tërheqë nga gara kandidatin e saj në Këlcyrë, Gentian Muhameti.
Ndonëse në kërkesën zyrtare nuk përmenden arsyet për çregjistrim burimet tona kanë mësuar se shkak për këtë qëndrim të Kryetarit të PD Basha ka qenë mosverifikimi i pastërtisë së figurës sipas kritereve të vendosura nga Basha në lidhje me rekordet kriminale.
A1 Report mëson se në vitin 1997 ai është arrestuar në Leçe të Italisë për shfrytëzim prostitucion, ndërkohë që më vonë është dënuar në Shkallën e parë.
Në një bisede telefonike për A1 Report Muhameti mohoi ekzestencën e dosjes kriminale, madje ai tha se vazhdon të jetë ende në fushatë.
Gentian Muhameti tha se deri tani nuk ka asnje komunikim zyrtar nga Selia Qendrore e Partisë Demokratike në lidhje me kërkesën zyrtare për ç’regjistrim. Muhameti theksoi se është vënë në dijeni vetëm nga dega e Përmetit për një mbledhje kryesie që do të zhvillohet nesër në orën 18:00.
Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se Partia Demokratike pritet t’i japë mbështetjen kandidatit të pavarur Bujar Fezga, aktualisht kryetar i Komunës së Dishnicës.
Burime nga PD bëjnë me dije se: "Për Partinë Demokratike është më e rëndësishme pastërtia e figurës së kandidatit sesa kalkulimet elektorale. Siç e ka bërë të ditur që në nisje të fushatës zoti Basha, Partia Demokratike refuzon të kandidoje persona me rekorde kriminale".
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO