Mes flamujve kuqezi, atyre të Kosovës dhe të UÇK-së, qindra shqiptarë u mblodhën në Times Square për të pritur verdiktin e Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Këngët patriotike, fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si edhe thirrjet e pjesëmarrësve krijuan një atmosferë të pazakontë në zemër të Nju Jorkut.









Komente
Komento