Kërcen dhe nxjerr gjuhën, djaloshi merr vëmendjen gjatë raportimit live të babait të tij (VIDEO)

Ndërsa pandemia e COVID-19, ka kufizuar kontaktin me njerëzit dhe shumë prej punëve bëhen tashmë përmes internetit, një moment interesant me një “vizitor” të lezetshëm ehtë kapur nga kamera, teksa eksperti financiar, Jacob Funk Kirkegaard po fliste live në televizion.

Jacob, një anëtar i lartë në Fondin Gjerman Marshall (GMF), po diskutonte lidhur me dorëheqjen e presidentit të Bundesbank, Jens Weidmann, kur papritur djali i tij i vogël tërhoqi të gjithë vëmendjen dhe të gjithë harruan lajmin.

Djaloshi kërcente, nxirrte gjuhën dhe tregonte në kamera sende nga zyra e babit, pot ai duke ruajtur seriozitetin vazhdoi të fliste, ndërkohë që edhe përpiqej ta largonte atë.

Pas disa minutash, prezantuesi i emisionit, Jonathan Ferro, në përpjekje për të thyer akullin tha "A punon djali juaj për qeverinë greke?" dhe të gjithë qeshën.

Ky moment i lezetshëm, tipik tashëm për kohët covidiane, pasi nuk është incidenti i parë që kapet nga kamerat, është bërë viral dhe po shpërndahet kudo në rrjet.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump