TIRANË- Një agjent policie denoncon se është kërcënuar gjatë hetimeve për protesten e 8 janarit të mbajtur në selinë e PD.
Siç bëjnë me dije burimet, Alket Pashaj shpjegon se mbasi arrestoi protestuesin Stivi Luku, efektivi u telefonua nga babai i të riut.
‘Ai më telefonoi në numrin e punës mbasi unë kisha kryer veprimet proceduriale dhe më tha ; Alket Pashaj nuk e ke idenë në çfare sikleti i ke futur fëmijët e tu. Po nuk më nxore djalin tani nga burgu unë do të zhduk ty dhe fëmijët e tu” thotë oficeri i policisë në kallëzim.
Policia mbasi i pyeti të gjitha palët është e bindur se oficeri u telefonua për tu shantazhuar.
I vënë nën presion nga ky shtetas që e ka paralajmëruar se do ta gjente kudo që të ishte, oficeri i ka treguar se ndodhej në krye të detyrës dhe se kërcënuesi mund të paraqitej në drejtorinë vendore Tiranë. Me kërkesën që ti nxirrte djalin nga policia , të njejtat kërcënime Gazmir Luku ia ka shqiptuar edhe përballë.
Pasi gjykata i ka liruar të gjithë, babai i të arrestuarit siç thotë oficeri Alket Pashaj u telefonua përsëri jo vetëm duke u kërcënuar por edhe duke u ironizuar.
“Djalin tim e nxora nga burgu , prandaj gjej vend dhe futu se ta di shtëpinë dhe fëmijët ku i ke” , i shkroi mbas vendimit të gjykatës babai i protestuesit të 8 janarit.
Por shtetasi Gazmir Luku këmbëngul se mbasi e pyeti oficerin se përse ja kishte arrestuar të birin , polici iu përgjigj; “Kështu kam dashur” , ndaj kjo fjali e ka shtyrë t’i shkruajë në telefon./TCH
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13%
-
Të gabuar
84.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flutura Açka në 'Frontline Interview': Votova pro propozimeve të PD-së! Nevojitet një pol i tretë për t'i dhënë freski demokracisë! Berisha nuk ka dashur bashkimin e partisë
3 Dhjetor, 19:17
-
Molotovë në PS, sulm godinës së PD në janar 2022! Berisha dhunuesi i selive partiake në Shqipëri! Nuk e bëri as komunizmi, s’ndodhi as në 1997
8 Tetor, 16:44
-
Ylli Pata: 8 janari mes Gaz Bardhit, Salianjit e Sali Berishës!
8 Janar, 18:52
-
Mero Baze: Sot më 8 janar, në opozitë nuk gjen dot as njerëz për t'u rrahur
8 Janar, 18:39
-
2 vjet nga dhuna në selinë e PD, Flutura Açka: Turpi ynë i ngrënë me bukë, SPAK të hetojë! Mbështetësit e Berishës të kërkojnë ndjesë
8 Janar, 12:11
-
Kur çeta e Berishës, sulmonte godinën e SHQUP (dhe Salianji i sfidonte me shkop në dorë)
8 Janar, 10:58
-
DASH nuk e përmend Berishën as me emër: Ish-lideri shqiptar i shpallur 'non grata' shkaktoi dhunë politike! I kujtohet 21 janari dhe sulmi në PD
28 Korrik 2023, 15:19
-
Kur ankohen për dhunë, këta që iu turrën PD-së me qysqi dhe vare
8 Qershor 2023, 10:28
-
Mero Baze: 3 marsi, është 8 janari i dytë i Berishës
14 Shkurt 2023, 18:47
-
Ylli Pata: 8 Janari i dytë me listat e Saljanjit, ethet e 'betejës së re epike'
12 Janar 2023, 19:35
-
1 vit nga sulmi ndaj selisë së PD-së, Baçi: Ishte e turpshme! Të gjithë ndjejmë një peshë faji! Mërtiri: Skena dhune mesjetare
9 Janar 2023, 15:04
-
8 janari një vit më pas, 10 pasoja që ka lënë sulmi dhe mbrojtja me dhunë e selisë së PD
9 Janar 2023, 09:14
Me pak fjale DRU ME PRE,prandaj Mali ka klime tjeter nga fuska.
Përgjigju