Kërkesa e Alibeajt në KQZ për mediat që njohin si kryetar të PD Berishën, Celibashi: Politika editoriale është në vlerësimin e tyre

Mediat e vlerësojnë vetë politikën e tyre editoriale. Ky ka qenë qëndrimi i komisionerit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi teksa shqyrtoi kërkesën e kreut të PD-së, Alibeaj për ndalimin e etiketimit nga mediat Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Ai u bëri thirrje KQZ dhe AMA-s të ndalojnë përdorimin e emrin, logo-s dhe simboleve të partisë të PD-së nga subjekte të tjera zgjedhore, dhe të nisin një hetim administrativ ndaj mediave që sipas tij po konfuzojnë votuesin duke e cilësuar Sali Berishën kryetar të partisë.

Për këtë, KQZ është shprehur se nuk ka ndërhyrje as të AMA-s e as të KQZ mbi mënyrën sesi e kanë politikën editoriale mediat. Celibashi thekson se në tagrin e AMA-s dhe KQZ është të bëjë me dije faktin juridik.

 “Nuk flitet për pikëpamjet e qëndrimet që media të caktuara mbajnë ndaj udhëheqësve të ndryshëm politik por të një fakti juridik. Nëse ky fakt do pasqyrohet siç duhet, atëherë nuk ka pse presim përgjigje nga AMA. Çështja e politikës editoriale apo qëndrimet e tyre, është në tërësisht në vlerësim të tyre, as KQZ as AMA nuk  ndërhyn dot. Ne kemi detyrimin të bëjmë me dije këtë fakt juridik. E konsiderojmë të përfunduar me këtë vendimmarrje pa patur nevojë pë përgjigje formale nga ana e AMA-s”- tha ai.

Ndërkohë, edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë para mbylljes së fushatës, kjo nuk e ka ndaluar Celibashin që të mbyllë zyrat elektorale të cilat ndodhen pranë qendrave të votimit në kundërshti me ligjin. KQZ gjithashtu mori vendimin e heqjes së disa prej billbordeve në disa zona të vendit.  

Kujtojmë se pas një beteje ligjore, Sali Berisha nuk është më kreu i partisë Demokratike. Pas humbjes së kësaj beteje ligjore, Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës ku nuk ka asnjë gjurmë zyrtare të tij. Emri i Berishës nuk figuron as në fletën e votimit dhe as nuk mund të cilësohet

Ndërkohë që ashtu siç edhe pritej koalicioni i Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit nuk do të ketë asnjë ‘gjurmë zyrtare’ të Sali Berishës.

Në vendimin e zbardhur të KAS thuhej se në fletën e votimit nuk vendosej emri i Berishës për shkak se ligjërisht ai dhe grupimi i tij politik nuk janë në zgjedhje dhe pjesë e koalicionit dhe për pasojë Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.

Fillimisht, koalicioni Berisha-Meta kishin vendosur që në fletën e votimit për Këshilla Bashkiakë të mos vendosnin asnjë emër, duke e lënë bosh hapësirën në fletën e votimit. Por ky vendim u ankimua nga PD dhe KAS vendosi që në fletë krahas kandidatëve të vihej emri i Ilir Metës. Ky vendim më pas u ankimua nga koalicioni Berisha-Meta në Kolegjin Zgjedhor, por trupa gjykuese e rrëzoi. Megjithatë, ende për disa media Berisha cilësohet si kryetar i Partisë Demokratike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Zyra elektoralet pranë qendrave të votimit, KQZ: Vendosim mbylljen e këtyre ambienteve, nuk janë në vendet e lejuara

1683372145_dg.JPG

Duke qenë se pranë qendrave të votimit së fundmi janë vendosur zyra elektroale nga disa forca politike, KQZ ka vendosur këtë të shtunë mbylljen e këtyre zyrave.

“Vendosim urdhërimin e mbylljes se zyrës elektorale së PS në shkozet, në Kavaje 1 zyrë elektorale, një në Kukës, zyrat e BF afër shkollës Naim Frashëri dhe Gustav Mero, Rrug. M.Tutulani, pranë A.Xhuvani në Elbasan, 1 në Kukës, PD pranë liceut…”- tha ai.

E njëjta gjë u bë edhe me materialet propagandistike.

“Heqjen e materialeve propagandistike/ PS 1 poster në Durrës, Flamuj të PS në Shkozet, materiale propagandistike të BF në shtyllë elektrike”- tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot