Kërkesa për shkarkimin e Nikollës, Gjekmarkaj: Alibeaj s’u konsultua me grupin! Kërkon të heqë vëmendjen, qokë për PS-në
Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kërkesën e një grupi deputetësh të PD të cilët do të kërkojnë shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla. Gjekmarkaj shkruan se nëse PD do t’i kishte votat për të shkarkuar Nikollën (duhen 71 vota), nuk do të kishin kërkuar shkarkimin e saj, por do kishin nisur procedurat për shkarkimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Gjekmarkaj thotë se kjo lëvizje është thjesht për të tërhequr vëmendjen nga zhvillimet aktuale politike, apo e marrë me urdhër të Partisë Socialiste.
Ndër të tjera, Gjekmarkaj shkruan se kërkesa për të kërkuar shkarkimin e Nikollës nuk është diskutuar me grupin Parlamentar të PD-së, por është një nismë individuale e Alibeajt.
“Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD. Kjo bëhet për të spostuar vëmendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brenda në PS. Nëse ne do kishim votat për të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajër shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çështjen e pushtetit. Kësisoj i kursejmë vendit edhe revolucionin”, shkruan Gjekmarkaj.
Pas kaosit të krijuar në Kuvend ditën e enjte, Lindita Nikolla e mbylli seancën pa diskutime, vetëm kaloi në votim projektligjet, të cilat u miratuan vetëm me votat e maxhorancës. Nikolla përjashtoi Sali Berishën, por ky i fundit nuk e liroi foltoren dhe për këtë arsye mori edhe vendimin për të mbyllur seancën.
Menjëherë disa deputetë të Alibeajt dorëzuan kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës, me argumentin se kjo e fundit i mohoi opozitës që të diskutojnë për çështjet e rendit të ditës.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1362
Lajme të tjera
-
‘Dezinformimi’, Nikolla kërkesë krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve
19 Prill, 16:47
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Filloi punimet 'Forumi Ndërparlamentar i Evropës Juglindore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së'
13 Prill, 13:45
-
VIDEO/ Dash Sula derdh qumësht në shenjë proteste në shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
11 Prill, 10:00
-
SafeJournalists e shqetësuar për ngritjen e komisionit për Dezinformimin, letër të hapur Nikollës: Të merren parasysh implikimet që ka në lirinë e medias
10 Prill, 08:42
-
Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
9 Prill, 19:55
-
Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë
7 Prill, 17:34
-
Amnistia penale u votua/ Manja: Të zbatohet sa më parë! Alibeaj: Po goditet SPAK! Përfitojnë zyrtarët
5 Prill, 15:34
-
SKEDA/ Amnistia Penale, ç'parashikon, kush përfiton dhe ç'ka ndryshuar me amendimet e opozitës? Asnjë përftim për zyrtarët e lartë subjekte të SPAK, por Bardhi ‘harron’ ata të vegjlit
4 Prill, 17:38
-
Qëndrimi i PD-së për amnistinë penale, Alibeaj: Nuk e votojmë nëse përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK apo GJKKO
3 Prill, 22:10
LPNE:Alibegu shkrepi pushkën e "JEVGUT"në pyll me firmën e tij se është mësuar nga BABI SALI.Për këtë nuk ka fai shumë,Pasi Ju e Saliani(Babalia) kërkonit kokën e E.Ramës duke i rën fyellit në 2 vrima me qënse jeni 2 parti të shpartalluara mish për qënt e rrugës. -Sakohë që do merrni për të vën rregull në drejtësinë Amerikane për hallet e Saliut..E.Rama do jet KM deri 2049.Pasi nuk ka bër lobim Rus ER për të shkrirë PD,Por Luli për të rrëzuar E.Ramën.Po nuk e keni kuptuar këtë athere merrni kërrabën e ÇOBANIT deri 2049.
Përgjigju