Kërkesë për më shumë shtretër spitalorë apo për ndryshim të sjelljes

Kërkesë për më shumë shtretër spitalorë apo për ndryshim të sjelljes

Foto ilustruese

Një politikë e përshtatshme shëndetësore për t'u marrë me pandeminë nuk shkon përtej kërkesës për krijimin e sa më shumë shtretërve spitalorë, pasi nuk e trajtojnë apo zhdukin plotësisht virusin Sars-coV-2. Ne thjesht duhet të kuptojmë se, nëse do të jepnim të gjithë PBB-në tonë për shëndetin, atëherë do të shkaktonim vdekjen e menjëhershme të të gjithë popullsisë sonë. Kush do t’a besonte me të vërtetë se Shqipëria, me të ardhura shumë më të ulëta se vendet më të zhvilluara dhe pas një lufte të pamëshirshme natyrore prej më shumë se një viti, mund të krahasohet e ballafaqohet me Italinë, Greqinë, Kroacinë, Maqedoninë, përsa i përket politikave shëndetësore parandaluese në trajtimin e Covid-19 dhe efektivitetit të sistemit. Edhe pse shtretërit spitalorë janë të domosdoshëm pasi ato shpëtojnë një përqindje të madhe të jetës njerëzore, ato nuk janë shërimi i vetëm ndaj pandemisë. A ka ndonjë sugjerim tjetër? Po, dhe është shumë e thjeshtë: vetëm ndryshimi i sjelljes dhe vaksinimi, që i përkasin elementëve të parandalimit, shpëtojnë jetë. Për ata që nuk i kuptojnë dhe vazhdojnë të mbështesin pikëpamjet e tyre pa të dhëna dhe teoritë e konspiracionit, ju kujtojmë se zvogëlimi i neoplazmave në Evropë u arrit kryesisht duke ndryshuar stilin e jetës, pasi qëllimi i një shoqërie moderne është të ndalojë rastet e reja (pacientët e rinj), vetëm përmes mbizotërimit të ndryshimit të sjelljes që bazohet në përgjegjësinë individuale dhe kolektive.

Cili është dimensioni i mendimit racional dhe teoritë e konspiracionit? Fatkeqësisht, teoricienët e konspiracionit nuk e kanë kuptuar që ata vetë janë formuar nga informacioni i lehtë dhe komunikimi i cekët, dhe në fakt, ata vetë janë bërë prodhues të mendimeve akuzuese, sepse thjesht, handikapi shkencor nuk i lejon ata të filtrojnë njohuritë e tyre. Ata besojnë se gjithçka bëhet për burim fitimi nga tregu farmaceutik, për të rishikuar të drejtat individuale dhe shoqërore, për të ndryshuar gjenomin njerëzor, për të eleminuar grup moshën e tretë etj. Sot, vendet e zhvilluara shpenzojnë rreth 1% të PBB-së për barna dhe kjo përqindje rrallë arrin 2%. Përqindja totale për të siguruar barna, vaksina, maska, dezinfektues, etj, mund të arrijë 2% të PBB-së në të gjithë botën. Natyrisht që kjo çon në një rritje të fitimeve të tregut farmaceutik por në të njëjtën kohë, në shumicën e vendeve, PBB-ja ulet me më shumë se 10% në kurriz të shërbimeve të tjera siç janë turizmi, transporti ajror, detar, rrugor, prodhimtaria, mbrojtja apo dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

A mund ta ndryshojmë sjelljen tonë individualiste? Sigurisht që po! Po të shikojmë trafikun dhe radhët e pafundme që ndodhin në rastet e aksidenteve rrugore ato shkaktojnë ankth, stres, mallkime, sharje e indinjatë tek shoferët e pasagjerët. Kur duam të justifikojmë reagimet tona, ne i afrohemi ngjarjes dhe kuptojmë seriozitetin e saj, por përsëri me shumë inat kalojmë në apati kriminale dhe shpejtojmë edhe më shumë që të fitojmë kohën e humbur, duke i shkaktuar vetes një aksident të ri pak më tutje, me të njëjtën sjellje të papërgjegjshme siç fajësuam shoferin i cili shkaktoi aksidentin. Kjo është saktësisht se si e trajtojmë koronavirusin, është pikërisht çfarë po ndodh, individualizmi dhe gjithë sakrifica e përmbushjes së nevojave të fituara për të mbuluar disavantazhin tonë social-kulturor. Shoqëri dhe qytetari aktive nuk do të thotë vetëm kritikë por veprim dhe qëndrim socio-shëndetësor. Sjellja dhe mentaliteti individualist i të ashtëquajturës mbrojtje e privatësisë dhe lirisë së individit, është shkaku kryesor i përhapjes së virusit. Nëse ekuilibri ynë psiko-emocional do të varet nga transferimi i sjelljes sonë relaksuese nga Kukësi në Sarandë, nga klubet e natës në apartamentet luksoze të periferisë lindore dhe perëndimore të Tiranës, atëherë pacient është vetë shoqëria jonë moderne. Por nëse kjo e fundit formësohet atëherë lind respekti ndaj shtetit, bashkëqytetarëve të humbur dhe profesionistëve të shëndetit. Këta të fundit kanë të drejta dhe vetëm të parët kanë kërkesa. Shteti ndërmerr ekuilibrin e këtyre dy perceptimeve ideologjike duke forcuar masat dhe shtrënguar zbatimin e tyre. Por, nuk mjafton! Ne duhet të forcojmë përgjegjësinë tonë individuale, përgjegjësinë kolektive dhe racionalitetin politik gjatë kësaj periudhe kritike. Kjo do të sjellë armëpushimin dhe rritjen e durimit tonë për një kohë më të gjatë. Le të jenë këto garancitë e forcimit tonë socio-shëndetësor dhe psiko-emocional në një shtrirje të vogël, por shumë të domosdoshme të përpjekjes sonë kolektive.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)