Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit, prokurori Gentian Osmani kalon Vettingun

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit  të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Pamela Qirko me Osmanin e pranishëm në sallë.

Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror.

Osmani është kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Gentian Osmani del i sigurt nga KPK: Do vazhdoj të hetoj çështje sensitive

Gentian Osmani prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë i lehtësuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, aty ku u rikonfirmua në detyrë.
I njohur ndryshe si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Osmani u shpreh se do të vazhdonte punën e tij pranë organit të akuzës, madje do të trajtonte sërish çështje sensitive.
“Jam i lumtur për vendimin sepse ishte një sfidë e vështirë. Ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kaluan procesin. Mësimi që morëm është të jemi të kujdesshëm me krimin. Unë do vazhdoj të hetoj çështje sensitive deri në momentin që do shpallet gara për KLP”,- tha ai.

Gentian Osmani ka aktualisht në hetim edhe dosjen e njohur të “dëshmitarit X”, apo “Babales” personi që akuzoi vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj për përfshirje në trafik droge.
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koment: 02/08/2018 18:38

    E meritonte te kalonte, prokuror i shkelqyer, i ndershem dhe me nje bashkeshorte gjyqtare te ndershme e te drejte. Bravo

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/08/2018 17:09

    Nuk doja te beja koment mbi ecurine e Vetingut Ata te perzgjedhur qe drejtojne vetingun jane njerez me intetriget po lexova nje koment te nje qytetari me emrin Fredi Ngela i shokuar me keta pseudokomentusa qe bejne rolin e Ekspertit dhe kritikuesit nuk e kane haberin nga fusha Drejtesise duke pergojuar e ofenduar kush ti dali perpara sic komentuesi ne fjale per zonjen e nderuar Prokuroren e Pergjithshme Arta Markun Une nuk e njoh fushen e drejtesise as kam ndonje lidhje fisnore krahinore Po kush eshte Arta Marku koha do tregoje punen e saj Fredi kujdes me komentet tregoju i matur

    Përgjigju
  • Drejtesi: 02/08/2018 16:18

    Prokuror i shkelqyer i ndershem e i afte. E shume mire e ka qe ndjeu keqardhje per nje pjese te kolegeve qe s’kaluan se nje pjese i hoqen kot.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 02/08/2018 16:18

    Gentian Osmani esht nje nga prokuroret me te ndershem qe mund te ket ky vend esht nje profesionist dhe njeri me integritet moral te lart

    Përgjigju
  • Fredi: 02/08/2018 14:34

    Kerkuan arrestimin e Saje Qorrit, por Arta Marku kete e largoi me ngritje ne detyre nga dosja, edhe tjetren po me ngritje ne detyre dje. Ka mbetur vetem Hajdarmata qe nuk e kalon vetingun. Doeja do mbetet jetime dhe hop " Krisma nuk ka patur "! Loje e piset e Arta Markut, turp.

    Përgjigju
  • vlora: 02/08/2018 14:25

    Keta jane te gjithe hajduter,po te ishte i paster nuk kishte nevoj per ekstaz.Kjo tregon se keta te gjithe jane te molepsur ne akte korruptive

    Përgjigju
  • Avduli: 02/08/2018 13:24

    Ky eshte i dyti qe thote, ndjej keqardhje per koleget qe se kaluan. Cdo te thote me kete?? qe duhet ta kalonin edhe pse kishin vjedhur?? Do ti marr ky prokuror i paster dhe me " integritet" ne dore dosjet e kolegeve qe se kaluan Vettingun apo do ndjej keqardhje sic thot. Cili gazetar ne perendim nuk do ja kishte bere kete pyetje?? Keta gazetarucet tan pse s'ja bene?? Vetem per keto deklarata qe ben duhet ta s'kualifikojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen