'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ecën para, vijon me Komisionin Hetimor për Sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whastapp! Vokshi: Janë NUL

'Kësaj i thonë p...p...  s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ecën para, vijon me Komisionin Hetimor për Sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whastapp! Vokshi: Janë NUL

Maxhoranca ka vijuar punimet e komisionit hetimor për Sterilizimin pa Partinë Demokratike, e cila edhe pse e kërkoi vetë me ngulm ngritjen e tij vendosi ta bojktojë në kuadër të aksionit politik, pas dënimit të Ervin Salianjit.

Kjo ka ngjallur dhe debate në grupin e përbashkët të Whatsapp që deputetët kanë.

Vokshi, e cila është kryetare e këtij komisioni, thotë se të gjitha mbledhjet që do të bëhen pa PD, do të konsiderohen nul.

Por nga ana tjetër, sipas procedurës, mbledhja e Komisionit kërkon shumicën e prezencës dhe ajo përbëhet nga mazhoranca, teksa opozita ka vetëm kryetarin, por jo shumicën e anëtarëve. Pra mbledhjet mund të vijojnë edhe me praninë e mbi gjysmës së anëtarëve të Komisionit dhe quhen të vlefshme ligjërisht.

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron komunikimin në whats app të deputetëve

Ina Zhupa: Absolutisht, ndaj është drejtimi nga opozita se e kemi kërkuar ne hetimin.

Albana Vokshi: Dhamë konsensus për të vijuar këto ditë. Por pas të djeshmes nuk japim më konsensus. Sepse po keqpërdoret nga mazhoranca.

Ina Zhupa: Plotësisht dakord.

Plarent Ndreca: Ne ju mirëkuptojmë dhe ju kemi kolegë të mirë, por vendimet politike të partive politike nuk i mbivendosen vendimeve institucionale të Kuvendit. Ne ju presim sa me shpejt në Komsion.

Ina Zhupa: Mos ke ngatërruar chat se ne kemi marrë ndonjë vendim politik. Mos e ke fjalën për vendimet tuaja si grupi PS? Ne kemi vetëm rregulloren...

Petrit Vasili: Shyqyr që ju jeni krejtësisht apolitikë dhe pa parti dhe që nuk i bindeni fare urdhërave politike të partisë tuaj, vërtet është fat i madh për komisionin.

Saimir Korreshi: Kësaj i thonë p… … se lirohesh.

 

Mesazhet u siguruan nga gazetarja Esiona Konomi. 

Lajmi në përditësim...

 

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas