Këshillat e mjekut nga SHBA: Shqipëria, meraku im, mesazhi që i çova Ramës 3 javë më parë për koronavirusin

Mario Ademaj, mjek shqiptar në Çikago të SHBA-së në një lidhje me Report Tv përshëndet masat agresive të qeverisë shqiptare për shtetrrethimin, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të parandalohet përhapja e koronavirusit. Ademaj tregon atë që po ndodh në SHBA dhe mënyrën e përballimit, ndërsa rrëfen edhe një mesazh që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama 2-3 javë më parë lidhur me koronavirusin.  

Si është situata në SHBA?
Situata është si në Shqipëri, pak konfuzion dhe panik, secili shtet po mundohet të ndjekë protokollin sikur e ka deklaruar gjendja e sëmundjeve infektive. Po mundohemi me nivelin e atyre të infektuar që ta përmbajmë shpërndarjen. Sepse rreziku është që të bëhet një virus, që shpërndahet kollaj mes njerëzve edhe te ata që nuk kanë qenë në zona epidemike. Një lloj situate si në Shqipëri si këtu, po mundohemi të japim informacion për të mbajtur publikun jo në panik. Ka edhe shumë lajme që nuk janë korrekte. Po mundohemi ta mbajmë situatën në kontroll.

Cilat janë marrë masat që janë marrë atje dhe si zbatohen, cila është sjella qytetare?
Për momentin po koncentrohemi në zonat që po bëhen pika epidemike. Në SHBA më shumë të infektuar janë në Nju Jork dhe Kaliforni, në zonat e tjera nuk ka ndonjë rregull të ri që është krijuar, Jashtë asaj që tha Trump që do të ndalohen fluturimet nga Europa drejt SHBA. Për momentin nuk po bëjmë shumë testime sa mendojmë se janë të infektuar.

Pse?
Disa ekspertë mendojnë se mund të jenë dhjetëfish të infektuar sa mendojmë për momentin, por për momentin sipas rregullave që po ndjekim nuk po bëjmë mjaft teste. Ne bëjmë test vetëm ata që kanë simptoma apo kanë qenë në vendet e prekura.

Sa i përket spitaleve, masat që merren si funksionon atje protokolli?
Rreziku i koronavirusit për cdo shtet, jo vetëm SHBA por edhe Shqipërinë është që numri i të infektuarve ta kalojë kapacitetin. Këtu në Amerikë gjendjen e kemi në kontroll pasi kemi shumë specialistë dhe klinika për t'i izoluar dhe shtruar ato që kanë komplikacione. Meraku im është për një vend si Shqipëria, pasi të gjithë e dimë si është sistemi i shëndetësisë, është moment shumë delikat për momentin dhe për atë që kam parë deri tani, zgjedhja dhe aksioni agresiv i qeverisë më pëlqejnë, sepse është moment delikat dhe duhet të jetë agresiv sepse po u shpërnda dhe të bëhet Shqipëria qendër epidemike si Italia, atëherë do ta kalojë kapacitetin e spitaleve në Shqipëri.

Me atë merak kemi edhe në Amerikë, pasi cdo shtet që ka pasur epidemi ka pasur një lloj historie, fillon me 1-2 viktima dhe më pas rritet nëse nuk bën aksion. Këtu jemi shumë të përgatitur. Në Shqipëri, unë para 2-3 javësh i dërgova kryeministrit Edi Rama një mesazh, i dhashë një paralajmërim sepse meraku im ishte se nëse vinte në Shqipëri, dhe arrin nivelin e Italisë nuk e përballon vetë pa ndihmë nga jashtë shtetit dhe problemi është kush do ta ndihmojë Shqipërinë sepse cdo shtet po lufton luftën e saj.


Lajmi kryesor:

Zëri i shqiptarëve në Report Tv, mjeku nga Madridi: Edhe privati në shërbim të shtetit! Kina 'mund' koronavirusin, rihapen shkollat


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e policit, ministri Balla kërkesë: Policia të kapë autorin e vrasjes 1 orë e më përpara! Rrumbullaku: Gjithçka që autori të dal para drejtësisë

Vrasja e policit, ministri Balla kërkesë: Policia të kapë autorin e vrasjes 1 orë e më përpara! Rrumbullaku: Gjithçka që autori të dal para drejtësisë