Zëri i shqiptarëve në Report Tv, mjeku nga Madridi: Edhe privati në shërbim të shtetit! Kina 'mund' koronavirusin, rihapen shkollat

Zëri i shqiptarëve nëpër botë, në ato qytete të prekura nga koronavirusit vjen në Report Tv, ku është bërë një panoramim të masave që janë marrë nga qeveria për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, por edhe përjetime individuale. Kësaj here nuk raportojnë gazetarë, por doktorë, qytetarë të thjeshtë, biznesmenë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Këshillat e mjekut nga SHBA: Shqipëria, meraku im, mesazhi që i çova Ramës 3 javë më parë për koronavirusin

Mario Ademaj, mjek shqiptar në Çikago të SHBA-së në një lidhje me Report Tv përshëndet masat agresive të qeverisë shqiptare për shtetrrethimin, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të parandalohet përhapja e koronavirusit. Ademaj tregon atë që po ndodh në SHBA dhe mënyrën e përballimit, ndërsa rrëfen edhe një mesazh që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama 2-3 javë më parë lidhur me koronavirusin.  

Si është situata në SHBA?
Situata është si në Shqipëri, pak konfuzion dhe panik, secili shtet po mundohet të ndjekë protokollin sikur e ka deklaruar gjendja e sëmundjeve infektive. Po mundohemi me nivelin e atyre të infektuar që ta përmbajmë shpërndarjen. Sepse rreziku është që të bëhet një virus, që shpërndahet kollaj mes njerëzve edhe te ata që nuk kanë qenë në zona epidemike. Një lloj situate si në Shqipëri si këtu, po mundohemi të japim informacion për të mbajtur publikun jo në panik. Ka edhe shumë lajme që nuk janë korrekte. Po mundohemi ta mbajmë situatën në kontroll.

Cilat janë marrë masat që janë marrë atje dhe si zbatohen, cila është sjella qytetare?
Për momentin po koncentrohemi në zonat që po bëhen pika epidemike. Në SHBA më shumë të infektuar janë në Nju Jork dhe Kaliforni, në zonat e tjera nuk ka ndonjë rregull të ri që është krijuar, Jashtë asaj që tha Trump që do të ndalohen fluturimet nga Europa drejt SHBA. Për momentin nuk po bëjmë shumë testime sa mendojmë se janë të infektuar.

Pse?
Disa ekspertë mendojnë se mund të jenë dhjetëfish të infektuar sa mendojmë për momentin, por për momentin sipas rregullave që po ndjekim nuk po bëjmë mjaft teste. Ne bëjmë test vetëm ata që kanë simptoma apo kanë qenë në vendet e prekura.

Sa i përket spitaleve, masat që merren si funksionon atje protokolli?
Rreziku i koronavirusit për cdo shtet, jo vetëm SHBA por edhe Shqipërinë është që numri i të infektuarve ta kalojë kapacitetin. Këtu në Amerikë gjendjen e kemi në kontroll pasi kemi shumë specialistë dhe klinika për t'i izoluar dhe shtruar ato që kanë komplikacione. Meraku im është për një vend si Shqipëria, pasi të gjithë e dimë si është sistemi i shëndetësisë, është moment shumë delikat për momentin dhe për atë që kam parë deri tani, zgjedhja dhe aksioni agresiv i qeverisë më pëlqejnë, sepse është moment delikat dhe duhet të jetë agresiv sepse po u shpërnda dhe të bëhet Shqipëria qendër epidemike si Italia, atëherë do ta kalojë kapacitetin e spitaleve në Shqipëri.

Me atë merak kemi edhe në Amerikë, pasi cdo shtet që ka pasur epidemi ka pasur një lloj historie, fillon me 1-2 viktima dhe më pas rritet nëse nuk bën aksion. Këtu jemi shumë të përgatitur. Në Shqipëri, unë para 2-3 javësh i dërgova kryeministrit Edi Rama një mesazh, i dhashë një paralajmërim sepse meraku im ishte se nëse vinte në Shqipëri, dhe arrin nivelin e Italisë nuk e përballon vetë pa ndihmë nga jashtë shtetit dhe problemi është kush do ta ndihmojë Shqipërinë sepse cdo shtet po lufton luftën e saj.

Ora 15:22
Familjarisht i vetëkarantinuar, emigranti apel nga Italia për të afërmit në Shqipëri: Binduni rregullave

Migjen Caushaj, emigrant shqiptar në një lidhje për Report Tv nga Venezia shprehet se është vetëkarantinuar në shtëpi së bashku me familjen dhe fatmirësisht gjendja është e mirë dhe nuk janë prekur nga koronavirusi. Ai këshillon të afërmit në Shqipëri që t'u binden rregullave sepse vetëm kështu mund t'ia dilet përballë virusit.

Si je me shëndet, se je i vetëkarantinuar?
Jam shumë mirë, familjarët i kam mirë. Jemi izoluar në shtëpi duke ndjekur normat që këshillohen. Situata është kjo, e vetmja gjë që duhet të mbrohemi, duhet të rrimë të mbyllur.

Cfarë ka rezultuar nga analizuat, e i prekur?
Jo!  Tamponet nuk janë bërë. Vetëm personave që kanë probleme, temperaturë, merret në telefon mjeku familjar. Fatmirësisht familjarisht jemi mirë.

Mund të më thuash për sjelljen e italianëve dhe shqiptarëve atje për rregullat?
Varet nga zonat e Italisë. Për fat të keq një pjesë e popullsisë nuk e ka kuptuar akoma gjendjen kritike që ka sjellë ky virus. Zonat më problematike është edhe Venezia, në zonën tonë populli tonë është më i ndjeshëm dhe po ndiqen rregullat që këshillohen. Unë punoj me fruta perime dhe mund të lëvizësh vetëm për ti marrë pë të bërë shpenzimet, por në rrugë mund të shikosh shumë pak njerëz.

Si e shikon situatën në Shqipëri, ke komunikuar me familjarët?
Kam komunikuar, jam i prekupar për gjendjen. Të gjitha normativat. Të preukupar jemi edhe për gjendjen këtu por edhe në Shqipëri. Këshilloj që të ndiqen të gjitha normativat që këshillon sepse vetëm kështu mund të ia arrijmë t'ia dalim.

Ora 14:38
Kina 'mund' koronavirusin, nga data 25 mars rihapen shkollat (VIDEO)

Në vendin e origjinës të koronavirusit, Wuhan ka një panoramë e cila është optimiste! Jeta ka filluar t'i rikthehet normalitetit. Njerëzit kanë lënë shtëpitë e tyre dhe shijojnë motin e ngrohtë në Pekin! Një panoramë krejtësisht ndryshe nga ajo që paraqitet në Shqipëri, siç edhe gazetari Edison Myrteza raporton në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Report Tv. Rrugët nuk janë më bosh, si një qytet fantazmë,  por njerëzit kanë filluar të lëvizin. Ulja drastike e të infektuarve, në vetëm 8 të tillë në ditë, siç gazetari Edison Myrteza e quan, duket sikur ka sjellë pranverën munguar.

"Lajme kanë nisur pak as shumë gjatë këtij muaji. Uljet drastike këtë muaj të të infektuarve janë një lajm shumë i mirë. Kanë shkuar në pare, duke luajti, dhe këtu në Pekin është kohë e mirë dhe po shijojnë kohën me diell. Duket sikur ka ardhur pranvera dhe njerëzit kanë filluar që të shijojnë motin e ngrohtë pas asaj karantine të gjatë. Këtu në Kinë nga data 25 do të nisë hapja e shkollave. Duket se e kemi hedhur pas dhe jeta do të nisë normalisht. Masat këtu në Kinë kanë qene ekstreme, ndoshta më shumë nga sa duhej, askush nuk është lënë që të futen në hyrjen einstitucionet publike. Kjo gjë nuk është në Shqipëri, por më vjen që njerëzit ka filluar të qëndrojnë në shtëpi. Jemi si dy kahe të kundërta, njerëzit kanë lënë kafet dhe janë mbyllur në shtëpi, këtu është e kundërta. Situata është shumë herë më e qetë. Nëse do të dalësh në rrugë, jeta ka filluar të jetë shumë normale. Vendet e tjera të mësojnë nga Kina, jo më kot ka dërguar mjekë në Itali që t'i mësojnë se çfarë  duhet të bëjnë", tha për Report Tv Edison Myrteza.

Ora 14:18
Studentja e vetëkarantinuar flet për Report Tv: Po evitoj lëvizjet, ja masat që ka marrë Gjermania (VIDEO)

Kristiana Allkanjari është një studente shqiptare prej dy vitesh në Gjermani. Ajo është vetëkarantinuar, duke evituar daljet në publik.

"Në Gjermani numri i të infektuarve është mbi 2 mijë, 6 të vdekur. Në landin ku jam unë, normalisht ndihem e frikësuar por po ndjek të gjitha masat për sigurinë time. Masat variojnë në varësi të landeve në varësi të numrit të të infektuarve, shkollat universitet, eventet nuk zhvillohen, koncenrtet, stadiumet ndeshjet luhen pa tifozë. Është edhe vetëizolimi i njerëzve që kanë qenë në kontakt me zonat e rrezikshme. Vendet e populluara në landet ku ka shumë persona nuk mund të frekuentohen më. Në lidhje me supermarket vijojnë hapur, ka shumë njerëz që blejnë shumë ushqime dhe marketet janë thuajse bosh. Në autobus është vendosur shirit tek vendi i shoferit që mos të ketë kontakt me pasagjerët. Vetë qytetarët e respektojnë higjienën. Unë personalisht jam izoluar në shtëpi, për të evituar kontaktet me njerëzit, evitoj transportin publik", - tha studentja shqiptare në një komunikim me Report Tv.

Ora 13:50
Neurokirurg shqiptar në Spanjë: Edhe spitalet private tani varen nga Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Neurologu i njohur Kita Sallabanda Díaz ka përgëzuar masat e marra nga qeveria shqiptare, për të parandaluar përhapjen e koronavirsit duke vënë theksin se vendimi është marrë në kohë dhe kjo do të sjellë një numër jo shumë të lartë të të infektuare. Kita Sallabanda Díaz eshte presidenti i Shoqates se Neuro-Kirurgeve ne Spanje dhe profesore ne universitet te Madridi .Në një lidhje për Report Tv, ai tha se marrja në kohë e masave është çelësi i suksesit kundër këtij virusi, gje që sipas tij Shqipëria e ka bërë ndryshe nga Spanja. Në një parashikim që ai ka bërë, sipas neurologut, nëse nuk do të kishte ndodhur një gjë e tillë bilanci do të ishte tragjik, pasi Shqipëria nuk një sistem të qëndryeshëm mjekësor.

Në Spanjë në këtë moment janë 4 mijë të infektuar. Këtu 30% e të sëmurëve janë në gjendje të rëndë. Mjekësia publike spanjolle është një nga më të mirat në botë për rrjetin e organizimit që ka, është krijuar një komision i emergjencës, që drejtohet nga ministri i Shëndetësisë i komunitetit të Madritit, dhe ai koordinon gjithë spitalet. Janë rreth 70 spitale publike dhe private që kanë 1 qendër emergjence. Të gjithë mjekët nuk i përkasim  më spitaleve tona, por kësaj qendre koordinimi. Të gjithë ne mjekët ikim në spitale të ndryshme sipas nevojës, gjithë mjekët jemi në dispozicion të këtij shërbimi. Janë hapur spitale ushtarake pranë spitaleve publike për të siguruar 1 mijë shtretër vetëm për koronavirusin, dhe 300 shtetër të kujdesit intensiv.

Qeveria deri më datë 11 veproi me ngadalësim. Mbas datës 11 janë marrë masa. Dje ishin 84 të vdekur, sot janë 90, numri i tyre ka rënë ndjeshëm. Mjekët e specializuar kanë filluar të lodhen se kanë punuar me dy turne këto ditë. Unë jam neurokirurg, por kemi marrë informacione që në çdo nevojë të na marrin, jemi të gjithë në funksion të kësaj pune. Kemi ndaluar kirurgjitë, operojmë vetëm të sëmurët e urgjencës, dhe të gjithë jemi në dispozicion të këtij qëllimi. Këtu njerëzit kanë filluar në mënyrë graduale të ndërgjegjësohen, mos të harrojmë që Spanja është një vend mesdhetar me konceptet e veta, por kanë filluar që të mbajnë radhën për të blerën një buke mbajnë distancën 1 metër. Sot janë pezulluar lokalet në rrugë, duhet të shkojnë në qendra të vogla. Nëse këtë fundjave gjerat shkojnë keq Madridi do izolohet totalisht, nuk do të ketë as hyrje as dalje, as mund të dalin as me makina, as me tren, komplet e izoluar.

Masat që keni marrë ju janë jashtëzakonisht të mira. Shqipëria sistemin shëndetësor nuk e ka të qëndrueshëm sa Spanja, nëse lihet përhapja e koronavirusit në Shqipëri pasojat do të jenë shumë të mëdha, është një vdekje që nuk e di nga të vjen. Më tregonte sot portieri poshtë, që një grua këtu hoqi një dhëmb dhe dentisti ishte me koronavirus, dhe tani e kanë izoluar. Njeriu nuk e percepton por është vdekjeprurëse. Unë e kam thënë në mbledhje të mëngjesit kam thënë masat që janë marrë nga qeveria shqiptare, dhe kanë dhënë që ne nuk jemi në gjendje të marrim masat si në Shqipëri, sepse sistemi shëndetësor në Shqipëri nuk është kaq i qëndrueshëm sa në Spanjë, kështu që masat janë jashtëzakonisht të mira", tha neurologu.

Por sa do të zgjasë kjo situatë?

"Sipas epidemiologëve piku do të jetë në Spanjë për dy janë, pas një muaji situata do të jetë e stabilizuar. Masat e emergjencës do të pushojnë mbasi të ketë kaluar një muaj kur mos të kemi më të prekur, kështu që duhet të përgatitemi për dy muaj".

Ora 13:09
Nga Franca/ Biznesmeni shqiptar për Report Tv: Mbyllja e shkollave solli panik! Qytetarët kanë marrë masa personale (VIDEO)

Saimir Deda, një biznesmen shqiptar në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të situatës në Lyon. Ai shprehet se qytetarët kanë filluar të marrin masat personale, e ndërsa deri më tani në Francë janë mbyllur shkollat dhe priten që të pezullohet edhe transporti publik.

"Duke filluar nga mbrëmja e djeshme kur Macron nxori vendimin për të mbyllur shkollat, ndihet një lloj pasigurie këtu në Lyon. Masat paraprake nga ana higjienike, larg tubimeve, por pritet të bllokohen transporti urban. Duke filluar nga dita e hënë do të mbyll dy lokalet e mia që kam këtu. Njerëzit kanë filluar t'i marrin masa, nuk ka shumë lëvizje, por edhe blerjet në supermarkete. Shërbimi i spitaleve këtu është i përsosur, nuk kanë frikë se nuk marrin shërbimin në spitale", tha Deda.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë