'Këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel', zbardhet takimi i presidentit të PE me Ruçin: Sinjalet në luftën kundër krimit, pozitive

'Këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel', zbardhet takimi i presidentit të PE me Ruçin: Sinjalet në luftën kundër krimit, pozitive

1580745063_ruci.jpeg

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takuasot Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ruçi i shprehu Presidentit Sassoli mirënjohjen për vizionin dhe mbështetjen e fuqishme të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. “Në saj të këtij vizioni dhe të këtij qëndrimi, Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë, gjatë presidencës kroate, bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Shqipëria drejt destinacionit të saj europian ka vetëm një Plan A. Asnjë Plan B nuk ekziston, as i hapur dhe as i fshehtë, as sot dhe as në të ardhmen.Shqiptarët dhe të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor do tju jenë përjetësisht mirënjohës për vlerësimin që u bëni atyre si bashkëmbartës të vlerave europiane, qytetëruese e perëndimore.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi e informoi Presidentin Sassoli edhe mbi tre objektivat kryesorë prioritarë të  Kuvendit: zbatimin e Planit të Veprimit për integrimin europian, në reflektim të rekomandimeve të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, kurorëzimin me sukses të reformës në drejtësi si esdhe përfundimin e reformës zgjedhore. "Në Shqipëri gjeta një vend të bashkuar rreth perspektivës europiane dhe këtë mesazh do ta përcjell në Bruksel. Jam shumë i kënaqur që politika, institucionet dhe shoqëria civile nuk janë dekurajuar, por rikonfirmuan vazhdimin e përpjekjeve për integrimin europian. Uniteti dhe kohezioni në përspektivën europiane është themelore për shpejtimin e hapave të integrimit. Vazhdoni dialogun dhe punoni për shpejtimin dhe thellimin e reformave afatgjata. Sinjalet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë pozitive”, vuri në dukje Presidenti Sassoli.

Në takim merrnin pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari dhe Kryetari i GP të Pavarur, Nimet Musai.


Lajmi kryesor:

Sassoli para deputetëve: AntiKÇK mbart diçka italiane, mënyra e drejtë për të luftuar krimin! BE-ja s'i tha 'JO' Shqipërisë, u shty vendimi!


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori