Kiço Blushi provokon me
romanin “Gjuha e Gjakut”

Kiço Blushi provokon me<br />romanin “Gjuha e Gjakut”
TIRANE- Duke  ndërthurur mjeshtërisht kohën  mes publicistikës dhe letërsisë,  dy pasione të shkrira në një të vetme tek  Kiço Blushi, këto ditë ai na “provokon“  me romanin e tij të ri “Gjuha e Gjakut”. 

Një roman i ngjeshur në mendim, në  mesazhet që përcjell dhe  i veçantë për mënyrën se si rreth personazhit kryesor janë ngjizur personazhet e tjerë.  Ata duket sikur lëvizin ngadalë, por kanë një dinamikë artistike krejt specifike, çfarë e bën këtë vepër të jetë  krejt ndryshe në koceptimin dhe realizimin e saj. 

Shkrimtari ynë i njohur  është vërtetë befasues  për  forcën psikologjike, gjuhën artistike dhe skalitjen e figurave qe ai  ka zgjedhur të portretizojë. Në 158 faqe, autori ka realizuar mjeshtërisht  harmonizimin artistik të shkrirjes së disa ideve të rëndësishme, në një fabul që trajtohet për herë të parë në letërsinë tonë, pavarësisht se është pjesë e një realiteti të cilin e ndeshim çdo ditë.

Ngjarjet e librit kanë si sfond gjeografik Veriun e  vendit, ku një histori e hidhur e me shumë dramë, na përcjell mesazhin se dimensioni i lirisë është  krejt i ndryshëm nga ai çfarë dëgjohet zhurmshëm në media dhe çfarë ne duhet të kemi guxim e kurajo për ta thënë. Në dendësinë e librave qe botohen, shpesh pa kriter edhe nga shtëpi botuese me emër, gjykimi i lexuesit për këtë vepër të re të Kiço Blushit, megjithëse në fillim, është pozitiv.

Kjo duket edhe nga shpejtësia me të cilën libri për një kohë të shkurtër është ulur nga stendat e librarive në duart e lexuesit. Libri është botuar nën kujdesin e shtëpisë botuese “Naimi“, me redaktor Naim Zoton.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane