U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s'mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator dhe tashmë “topi” është në fushën e Lulzim Bashës.  Ky mesazh i qartë i është dhënë sot Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluan për rreth një orë e gjysmë në selinë blu. Diplomatja amerikane i ka kërkuar Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë mesazh ndonëse e artikuloi në gjuhën angleze, e ka thënë në mënyrën më 'shqiptarçe', duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha sot Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”. 

Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse “partia do duhej të hante bar” për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga DASH.

“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe, në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në parlament në shtator. Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri. Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit. Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, tha Kim.

Në përfundim të takimit, Kim doli e vetme nga selia blu. Basha nuk u pa në asnjë moment për mediat, pasi ambasadorja u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e ndërsa doli sërish vetëm duke dhënë mesazhin e saj të fortë për mediat. Nga kryedemokrati nuk pati asnjë reagim! Ky takim vjen pak kohë pasi Lulzim Basha tregoi hapur mbështetjen e tij ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, me këtë të fundit që tha se “mezi priste shtatorin për t’u rikthye në Kuvend”. Berisha u prit me duartrokitje edhe nga demokratët dhe kjo u lexua si një mesazh anti-amerikan. Megjithatë, mesazhi i sotëm është i drejtpërdrejtë vetëm për Lulzim Bashën, pasi me shpalljen ‘Non Grata’, SHBA ‘i ka larë duart’ me Sali Berishën.

Nga ana tjetër, me rikthimin e PD-së në parlament në muajin shtator, Kim ka pasur edhe një mesazh për Partisë Socialiste.

“Ndërsa PD do të rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake dhe të tregojë se është serioze për idenë i bipartizanimit”, tha Kim.

Kur u shpall Sali Berisha 'Non Grata'?
Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha lëvizi me shpejtësi duke tentuar të mjegullonte, të manipulonte dhe zbuste forcën e goditjes nga SHBA, duke e personalizuar vendimin si një akt i Antony Blinken dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH. Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes "Non Grata".

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Ultimatumi i Kim ndaj Bashës për Berishën, Zëri i Amerikës pyet Bashën për qëndrimin: Nuk jep asnjë koment

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më parë, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit

Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t’u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.

Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.

Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.

Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. “Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, theksoi ambasadorja Kim.

Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.

Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.

Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.

Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, dhe një nga kandidatët në garën e zhvilluar në qershor për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, u shpreh përmes një statusi në Facebook se “është e turpshme që kryetari i Partisë Demkratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e SHBA-ve për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është”. Sipas tij “është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karriken, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA”. Zoti Kadilli kujtoi se “në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë”. Demokratë të shohim nga e ardhmja”, përfundon ai./Voa

B.K./Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 31/07/2021 18:53

    Kush i “shtin brinat “ me Ameriken do therret keq.

    Përgjigju
  • xxx: 31/07/2021 17:05

    Shprehja e diktatorit do hame bar dhe nuk do nenshtrohemi keta vazhdojne ne gjurmet e komunizmit

    Përgjigju
  • : 31/07/2021 08:20

    Ti thuash nje populli te tere” ti je bageti” nga nje ambasadore e cila ligjerisht nuk duhet te kaloje cakun e kompetencave te saj lendore dhe tokesore eshte nje fyerje e rende qe i behet sovranitetit kombetar. Perfundimisht ne drejtohemi nje nje shtet ne leter dhe Kushtetuta si ligji themeltar i nje shteti mbetet thjesht nje cope leter pa vlere. Zonja Ambasadore, ben mire te njohesh se pari historine e shtetit te cilin ti perfaqeson. Keta shqiptaret, te cilet ti i fyen publikisht , pa drojen me te vogel qe ligjerisht po kryen nje veper penale, kane bere historine e Amerikes. Prandaj zonja perfaqesuese e usa, merr kurajon e kerkoi falje publike popullit shqiptar i cili ka treguar nder shekuj qe eshte popull me vlera.

    Përgjigju
  • Molla e dijes: 31/07/2021 07:34

    SHBA: ''IN GOD WE TRUST'' UNË: I DON'T, BECAUSE I'M FREE! "Think of how it all started: America was founded by slave owners who informed us, "All men are created equal." All "men," except Indians, niggers, and women. Remember, the founders were a small group of unelected, white, male, land-holding slave owners who also, by the way, suggested their class be the only one allowed to vote. To my mind, that is what's known as being stunningly--and embarrassingly--full of shit." (George Carlin) "Our safety, our liberty, depends upon preserving the Constitution of the United States as our fathers made it inviolate. The people of the United States are the rightful masters of both Congress and the courts, not to overthrow the Constitution, but to overthrow the men who pervert the Constitution." (Abraham Lincoln) I came to America because of the great, great freedom which I heard existed in this country. I made a mistake in selecting America as a land of freedom, a mistake I cannot repair in the balance of my lifetime. (A.Einstein) "Laughter is America's most important export." (Walt Disney) Këto ditë të nxehta vere duket se kanë nxehur edhe ambasadoren Y.Kim, mesa duket nga kuvendi i PD ku Berisha u prit me ovacione, një shfaqje kjo e qartë force që në PD urdhëron Saliu dhe nuk ka asnjë bir nëne të ndershme që e largon nga partia apo parlamenti. Kështu, sot me një vizitë te Selia e PD, Kim takoi Llulli Bashën duke i bërë presion atij që të zgjedhë, nëse është me SHBA apo me Berishën, pra bëhet fjalë për largimin e Doktorit nga parlamenti në shtator. Por ndërkohë (siç thotë edhe George Carlin) që SHBA është themeluar nga skllavopronarët të cilët thoshin se njerëzit janë krijuar njësoj, por kuptohet, përveç indianëve, zezakëve, dhe grave, të cilët nuk lejoheshin të votonin, në Shqipëri, në këto zgjedhje nuk votuan dot emigrantët, nuk votuan të lirë shumë të punësuar në administratë se kërcënoheshin me vendin e punës, shumë të tjerëve iu ble vota, me para cash apo me pagesa kompensimi për pasojat e tërmetit (edhe të tepërta madje), të tjerë u punësuan në administratë si kontigjent votash, u përdor sistemi i patronazhistëve duke shkelur të drejtën e privatësisë së qytetarëve, etj etj, arsye këto madhore për mos t'i konsideruar si zgjedhje të lira e të ndershme. Por SHBA nuk i plas fare për këto, sepse qëllimi justifikon mjetin. Pra, për sa kohë Edi Rama i lejon të sillen me Shqipërinë dhe shqiptarët si skllavopronarë, atëherë ata janë të gatshëm të mbështesin autokratë apo diktatorucë. Por Shqipëria nuk është shtet i SHBA-së, nuk e kemi as në kushtetutë që jemi të tillë e as protektorat amerikan. Që Shqipëria ka pasur liderë të korruptuar e të papërgjegjshëm, këtë shqiptarët e dinë, s'ka nevojë të na e thojë Amerika. Edhe se kush është Saliu i piramidave financiare dhe universitare. SHBA do na bënte nder të sillte atë dosjen e Saliut këtu dhe nëse i kanë vërtet provat të futet në burg, patjetër. Por kjo gjueti shtrigash si skllavopronarë bie erë. Pse? Sepse edhe Fatos Nano ka qënë i korruptuar dhe ka favorizuar familjarët dhe miqtë, kjo është shkruar e folur gjerësisht në media atëherë, mjafton të lexoni gazetën ''Koha Jonë'' të asaj kohe, por edhe gazeta të tjera. Por nuk e nxorrën NON GRATA. Edi Rama është i korruptuar, dhe ka favorizuar familjarë e miq, (madje i ka futur në qeveri), biles Edvini ka qënë i tillë që kur ishte në bashki, MR.20% i famshëm që gjasme hiqte drogën nga Tirana dhe mbolli gjithë Shqipërinë me hashash bashkë me Sajmir Tahirin. E dinë të gjithë. Ç'ka bërë amabasada amerikane këto 30 vite me këta autokratë hajdutë? I ka quajtur burra shteti, dhe i ka rënë përherë opozitës. Si mund të pretendosh se eksporton demokraci kur vepron kështu? Me autokratin, maskaranë, hajdutin dhe të fortin (se ka pushtetin), nuk duhet të bëhet palë kampioni i demokracisë, pavarësisht se marrëveshjet ata duhet t'i bëjnë me qeverinë dhe jo me opozitën. Populli duhet mbrojtur nga autokracia dhe kleptokracia e pushtetit dhe jo nga një opozitë e marrë fund siç është PD tashmë. Gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit Rama u revoltua kur një përfaqësuese e BE doli online në një meeting të PD,e konsideroi si ''futje hundësh'' në punët e brendshme të Shqipërisë. Pyetja është: A ka të drejtë znj.Kim për S.Berishën, pra që duhet të largohet nga politika? Sigurisht. Por këtë nuk duhet të shkojë ajo t'ua imponojë. 1-sepse këtë gjë duhet ta kishin bërë para zgjedhjeve, se nëse Saliu ishte minim i demokracisë dhe i korruptuar, ta kishin nxjerrë Non Grata që atëherë, dhe të bëhej presion që mos të futen në lista persona të tillë. Por e bërë kështu pas vaftit, mqs PD nuk fitoi, del si me regji, me skenar, me makiavelizëm, dhe kjo s'ka lidhje me drejtësinë dhe demokracinë. 2-SHBA e di shumë mirë që pronar 'de fakto' i PD është Saliu, ai vendos për çdo gjë atje. Si shkon te shtëpia e tij, flet me maxhordomin që të bashkëpunojë për të hequr Saliun? Heqjen e Saliut e bëjnë vetëm demokratët atje dhe strukturat, nëse do ngrenë krye. A ka mbetur ndonjë demokrat i lirë atje? Shumë pak ose aspak. Pra, vizita e ambasadores te selia e PD ishte demostrim force dhe shuplakë morale publike për Saliun dhe PD, për karshillëkun që treguan në kuvend. Por midis një ''Skllavopronari'' të huaj dhe një opozite të korruptuar dhe të mbaruar, unë zgjedh opozitën, sepse atë e kundërvotoj kur të dua, dhe e zëvendësoj kur të dua,e tall kur e meriton, kurse ''Skllavopronarin'' jo. Skllavopronari mund të "të shesë" te ndonjë ''skllavopronar'' tjetër nëse nuk i duhesh më. Dhe unë s'dua që të vijë dita që ''Skllavopronari'' të na diktojë nëse duhet të hamë bar apo jo, apo kur duhet të bëjmë shurrën e kë duhet të votojmë. Amerikën e dua, por më shumë dua të vërtetën dhe lirinë. Demokracia nuk ka kuptim pa lirinë, demokracia nuk eksportohet dot. E qeshura po, dhe SHBA e bëjnë më së miri.

    Përgjigju
    • Pallmall: 01/08/2021 07:59

      @Dule dukesh qe je thjesht nje socialist gje qe pas 8 vitesh pusht-et nuk eshte as ne mode as krenari eshte thjesht implikim ne shtetshkerdh.... ky tipi qe ka komentuar (habi si ja kane publikuar komentin me censuren Pro ERTV qe ka shqiptarja) nuk po flet per parti por per gje tjeter qe mendja joke e ngushte mavi nuk e absorbon dot... te te rroje 4 vitshi I ardhshem me pushtet qe sdi me as cfare te besh me te

    • V. Dule: 31/07/2021 18:56

      Shkrim i perkryer. Edhe une preferoj PD-ne e Saliut dhe Bashes, qe i dhane territor detar Greqise, ne vend te SHBA-ve qe i sollen pavaresine Kosoves dhe qe po bejn te mundur reformen ne drejtesi. PD-ja e dyshes B-B duhet mbrojtur me cdo kusht. Sa me shume retorik ku SHBA-te portretizohen si skllavopronaret e Shqiperise!

  • Shqip o: 30/07/2021 19:39

    Zonja juri pd nuk ha bar por populli po ha dru dhe bar nga pushteti flisni per kete ska drejtesi jemi si ne avganistan per sa i perket shtetesise

    Përgjigju
  • Doni më: 30/07/2021 19:32

    Më qartë se kaq... "Fute në burg ose ik se do futesh ti pastaj". Të shohim!

    Përgjigju
  • Bubullima: 30/07/2021 18:46

    Pse vetem Berisha ? Por edhe LULI vocërr nuk e meriton tjet kryetari kukull! Keto duhet të largohen të dy po ska me partia demokratike do shkrihet mes PSD dhe LSI ose do bëhet partinë re e djathtë jo kjo parti shume e dobet …

    Përgjigju
  • AltinTop: 30/07/2021 16:50

    Imagjino Yuri Kim drejtoreshe e SPAK-ut… si do ishte shqiperia sot..

    Përgjigju
    • WTF: 30/07/2021 19:43

      At her do ti kishin than kina nanen



×

Lajmi i fundit

John

Talebanët përjashtojnë vajzat nga shkollat e mesme afgane