Ndërkohë që zjarret mbuluan një pjesë të Kalifornisë, të famshmit janë angazhuar nëpër rrjete sociale për të mbledhur donacione, ndërkohë që disa të tjerë kanë marrë përsipër të ofrojnë personalisht ndihma financiare.

Kim Kardashian dhe Kanye West janë një rast i këtillë, ku ndihmën e tyre financiare e kanë përkthyer në një skuadër personale zjarrfikësish.

Zjarri do të ishte përhapur vërtetë shpejt në shtëpinë dhe lagjen e tyre nëse ekipi nuk do të kishte qenë në gjendje ta mbante atë nën kontroll dhe këtë e kanë pohuar për TMZ dhe fqinjë të shumtë të dy yjeve, të cilët kanë shtuar se i janë mirënjohës ekipit të punësuar pasi ata i shpëtuan jo vetëm shtëpitë por edhe jetën.