Kim Karadashian ka postuar një fotografi me mikun dhe bashkëpunëtorin e saj të ngushtë shqiptarin Mario Dedivanovic.
“E adhuroj këtë fotografi me grimierin Mario pak momente para se të ngjitesha në skenën e tij të master class-it në Dubai. Mësoj aq shumë ndërsa ai tregon për truket e tij të makiazhit dhe isha shumë e nderuar që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj. Jam krenare për Marion dhe nuk mund ta besoj që kemi thuajse një dekadë që punojmë së bashku. Gjëra emocionuese do vijnë”, ka shkruar Kim në postimin e saj në Facebook.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
