Kim: Reforma në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, çmenduri të mendosh se u ndërtua për korrupsion! Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg

Kim: Reforma në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, çmenduri të mendosh se u ndërtua për korrupsion! Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg

Yuri Kim

Për ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ecuria e Reformës në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, por nuk po kënaq ata qe duan drejtësi të plotë. Këtë deklarakë e ka bërë e ftuar në emisionin “Përballë”.

"Mendoj se jemi në atë pikën e majës këtu, ndaj përmenda se është mjaft sa për të trembur kundërshtarët por jo mjaft sa për të kënaqur ata që duan drejtësi të plotë. Nuk e di nëse mund ta identifikoj saktë… "

Lidhur me Reformën në Drejtësi, Kim tha se ka hapësirë për kritika, por pretendimi se reforma është ndërtuar për korrupsion është çmenduri dhe sipas saj shumica e njerëzve e kuptojnë këtë. Sipas diplomates amerikane shqiptarët janë të mençur dhe dinë ta dallojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës.

"Për çdo reformë madhore, është me rëndësi të shqyrtohet seriozisht përparimi që ndodh dhe të bëhen korrigjime rrugës. Të këmbëngulësh se diçka është e përsosur dhe nuk mund të preket nuk është pozicion fort i mirë, nuk është i arsyeshëm. Pra ka hapësirë për Kritika; shpesh mendoj për mënyrat për ta përmirësuar reformën në drejtësi por mendoj se ka një dallim midis kësaj dhe të pretenduarit se reforma në drejtësi është e kundërta ose të pretendosh sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të shpresosh se njerëzit do të humbin shpresën apo të pretendosh se reforma në drejtësi është ndërtuar për korrupsion. Sinqerisht, është çmenduri dhe mendoj shumica e njerëzve e kuptojnë këtë. Mendoj që e shfaqin veten me fjalët dhe veprimet e tyre dhe mendoj që populli shqiptar është i mençur – janë të mençur – dhe ata e dallojnë se kush është pro dhe kush është kundër reformës në drejtësi." - u shpreh Kim.

Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë”, ky ishte apeli që ka bërë për të gjithë qytetarët duke thënë se më 25 prill është momenti që ata të vendosin atë që duan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:06
Kim: Amerika nuk mbështet asnjë kandidat në zgjedhjet e 25 prillit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se Amerika nuk mbështet asnjë nga palët në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë reagim e ka bërë pas një intervsite të dhënë pak më parë ku tha se është në dorën e qytetarëve të votojnë për ndryshimin pse për krimin, deklaratë e cila është keqinterpretuar nga disa medie.

“Unë shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA Nuk mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Ora 21:45
Zgjedhjet, ambasadorja e SHBA: Kriminelët ose ndryshimin, votoni cilin të doni më 25 prill

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim thotë se kudo që takon shqiptarë janë shprehur se u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni nga pandëshkueshmëria e nga kriminelët që ulen në parlament. Sipas Kim në zgjedhjet e 25 prillit është momenti që shqiptarët të vendosin atë që duan.

“Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.

Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt.  Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, tha Kim.

Ora 21:30
'Nëse dikush para zgjedhjeve të paguan faturat…', Kim: Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg

Për ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, “blerja e votës është krim” dhe të gjithë ata që do ta bëjnë një gjë të tillë ajo i cilëson kriminelë. Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Kim paralajmëroi se kushdo që përpiqet të bjelë votën do të ndëshkohet. Nërkaq diplomatja amerikane ndau dhe një mesazh për votuesit shqiptarë. 

“Ka mjaft boshllëqe dhe mendoj se votuesit shqiptarë janë të mençur. E dinë se kush bën çfarë. Kur kërkoni ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ju kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në parlament, kush nuk duhet t’ju përfaqësojë. Ky person është dikush të cilit i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë vendin, nga Sekretari i Shtetit, për korrupsion madhor, ndaj mendoj që kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fatura dyqanesh që paguan, çfarëdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë. Dakord? Ndaj, mendoj se votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të bleni një vote, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve?

Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq prandaj ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të bleni një vote dhe nëse e bleni, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë. Kjo është një situatë ku mendoj se njerëzit kanë të drejtë të jenë të inatosur; kanë të drejtë të jenë të pakënaqur; dhe kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë llogari”, tha Kim në “Përballë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 13/04/2021 22:23

    mezi presim qe joe biden dhe kriminelet qe e rrthojne te hyjn ne burg per blerje votash

    Përgjigju
  • Kazani: 13/04/2021 22:19

    Ne fjaline e fundit kjo zonja shprehet se e dika qe ne zgjedhjet e fundit hajdutet e votave nuk u ndershkuan. Kuptohet qe edhe ajo as qe e ka idene se cfare thote. Mjafton te flase sikur po thote ndonje gje te madhe. Hajdutet jane PS me kreun e bandes Rama. Zonja dhe te tjeret rreth saj nen vijen trumpiste te sjelljes, ne kembim te ndikimit te Rames ne punet e Kosoves dhe rrjedhimisht kunder BE,ndihmuan hajdutet te bllokonin per vite me radhe prokurorine e krimeve te renda dhe gjyqsorin. Deri sa minuan te gjitha hetimet dhe vendosen ne drejtesi kliken qe donin. Zonja eshte pergjegjese dhe nuk fshihet dot pas gishtit.

    Përgjigju
  • Thoma Blana: 13/04/2021 21:32

    Shqiperia nuk behet me shqipetaret ,kjo esht Historia . Amerika ( ha merr dhe ik ) .Super fuqi demokratike 200 e ca vjecare . Ketu 30 vjet esht ber lemsh , kush ka mundesi ti marri pronen e pasurin njeri tjetrin .ok do kapen peshqit e medhenj me like kancerin e te tjer .por duhet ilaci te gjendem cfar esht ber kaq koh .do vazhdojm te therim e vrasim kush na ka rrembyer pronen padrejtesisht e te lem femijet te ardhmen ne humner . Kjo eshte pytja tritol gjith fisit deri ai qe duket pa rendesi per te marr pronen tende ,gjakun tend ,djersen tende ,tja lesh femijeve pa merak ,ashtu si 99% e botes ,cfar punojn e krijojn ja len pasardhesve .me mua nuk funksionon. Duhet pushka ,gjaku te marr cfar me kan rrembyer .te qifsha ramen pirth pirth I thon .bej pikturat .hera e par qe zdua te votoj .per ke te votoj ?????

    Përgjigju
  • Kistra: 13/04/2021 21:29

    Po t'mos ishin SHBA kete vend e kishte marre lumi me kohe. Do te donim te ishin me agresive, te drejteperdrejta dhe konkrete, por gjithsesi falenderimi per ta eshte pak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK