/ATSH-DPA/ - Të paktën 21 persona humbën jetën pas përmbytjes së një miniere në veri të Kinës, njoftoi sot media zyrtare kineze."Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të shpëtuar minatorët e mbetur në minierë", tha agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua."Të paktën tre minatorë janë shpëtuar nga miniera e qymyrit në Jiangjiawan", shtoi ajo.
Në kohën kur ndodhi aksidenti, në minierë ishin 247 minatorë. Të paktën 226 prej tyre arritën të largoheshin.
Gjatë viteve të fundit, Kina ka arritur të përmirësojë ndjeshëm nivelin e sigurisë në miniera edhe pse ato mbeten sërish nga më të rrezikshmet në botë.
/Shqiptarja.com