Kirby: Inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të planit të Hamasit për sulmin e 7 tetorit

Kirby: Inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të planit të Hamasit për sulmin e 7 tetorit

John Kirby

1701458353_gugugug.JPG

John Kirby

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby këmbëngul se inteligjenca amerikane nuk ishte në dijeni të ndonjë plani sekret dhe të avancuar të Hamasit për sulmin e tij të 7 tetorit ndaj Izraelit.

New York Times raportoi javën e kaluar se autoritetet izraelite morën një dokument të tillë një vit përpara se të ndodhte sulmi.

“Komuniteti ynë i inteligjencës po shqyrton këtë. Nuk kishte indikacione që ne, komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, të kishim ndonjë njohuri për atë dokument paraprakisht", tha Kirby.

Po ashtu Izraeli ka tërhequr ekipin e tij të negociatorëve nga Katari pasi pretendon se Hamasi nuk ka përmbushur marrëveshjen për lirimin e pengjeve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Organizata terroriste Hamas nuk përmbushi pjesën e saj në marrëveshje, e cila përfshinte kthimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të mbajtur peng, në përputhje me një listë dërguar Hamasit dhe të miratuar prej tyre”, thuhet në deklaratë.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite: Fillon operacioni tokësor në qytetin jugor të Gazës! Hamasi lëshon 250 raketa në Tel Aviv


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i IKMT në Elbasan, ministri i Brendshëm: Jo më 'varreza' makinash në anë të rrugëve kryesore

Aksioni i IKMT në Elbasan, ministri i Brendshëm: Jo më 'varreza' makinash në anë të rrugëve kryesore