Kishte parë vrasësit e Arjanit, ekzekutimi i Fatos Ferracakut dyshohet se ka lidhje me atentatin ndaj kushëririt (Detaje)

SHKODER - Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Fatos Ferracakut, është ajo e një ekzekutimi pasi 41 vjeçari dyshohet se ka parë personat që ekzekutuan biznesmenin 31-vjeçar, Arjan Ferracaku, në fillim të shtatorit. Duke qenë se ishte peshkatar Fatos Ferracaku ka qënë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u vra Arjan Ferracaku në 1 shtator të këtij viti. Fatos Ferracaku mendohet se ka parë autorët në pistën e hipizmit kur janë larguar pasi kryen vrasjen. Arjan Ferracaku u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po kalëronte në shoqërinë e dy miqve të tij. 

Dyshohet se Fatos Ferracaku kishte folur me nje person tjetër të cilit edhe i ka rrëfyer se kishte parë autorët e vrasjes së kushëririt të tij biznesmen. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes që tronditi kryeqendrën e veriut dy ditë më parë.

Policia sekuestron kamerat e sigurisë të bizneseve
Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e atentatit të dy ditëve më parë ku u vra në lagjen 'Partizani' Fatos Ferracaku, kushëriri i biznesmenit të ekzekutuar në 1 shtator të këtij viti, Arjan Ferracaku. Grupi hetimor ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, por policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve aty pranë "Markatës". Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se i pranishëm në komisariatin e policisë në Shkodër ka qenë edhe drejtori i SHÇBA në Policinë e Shteitt, Eduart Merkaj

Një ditë më parë policia e Shkodrës shoqëroi tetë persona, mes të cilëve edhe anëtarin e Këshillit Bashkiak, Mustafa Lici, pasi motori i autorëve u gjet i djegur pranë banesës së tij në lagjen "Guerrile". Ai u lirua pas dhënies së dëshmisë përpara grupit hetimor. Fatos Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve. Ai nuk rezulton person problematik dhe i paskeduar nga policia e Shkodrës. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja