Kistet në vezore, gjithçka që duhet të dini / Ylli Merja: Si ti pastrojmë përmes balancimit hormonal me bimë mjekësore

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për kistet në vezore dhe trajtimin alternativ përmes bimëve mjekësore. 

Sot një pjesë e madhe e femrave vuan nga kjo problematikë. Po çfarë janë kistet në vezore dhe nga se shkaktohen ato?

Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrës. Ato janë të vendosura në pjesën e poshtme të barkut në të dy anët e mitrës. Gratë kanë dy vezore që prodhojnë vezë, si dhe hormonet estrogjen dhe progesterone. Ndonjëherë, një qese e mbushur me lëng e quajtur çist zhvillohet në një nga vezoret. Shumë gra zhvillojnë të paktën një çist gjatë jetës së tyre. Në përgjithësi, ato shpesh nuk krijojnë shqetësime të mëdha dhe si pasojë mund të mos shfaqin simptoma të dukshme, por tek disa gra, luhatjet hormonale mund të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme.

Disa nga shenjat paralajmëruese sipas specialistit Ylli Merja të kisteve në vezore janë: 

·        Në shumicën e rasteve mund të jenë pa simptoma

·        Çrregullime menstruale

·        Dhimbje barku dhe mesi para ciklit

·        Dhimbje gjatë aktit seksual

·        Dhimbje, fryrje të zorrëve

·        Rëndesë në fund të barkut

·        Të vjella

·        Urinim i shpeshtë ose kostipacion

·        Ndjesia e një trupi të huaj (kistet përmbajnë brenda shtresës së lëmuar të hollë likid -lëngun e indeve, gjak dhe mukus)

Zbulimi i kisteve në vezore është i rëndësishëm për nisjen e trajtimit të tyre, pasi sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja, ka shumë bimë të cilat ndihmojnë në balancimin hormonal dhe në pastrimin e kisteve kur ata janë në fazën fillestare.

Mjekimet alternative synojnë:

·        Rregullimin e ciklit menstrual

·        Eleminimin e dhimbjeve para ciklit

·        Rregullimin e florës bakteriale në organizëm

·        Ndalimin e hemoragjisë së shtuar gjatë ciklit

·        Largimin e ujit të tepërt nga organizmi

Bimët e rekomanduara mjekësore të cilat vajzat dhe gratë mund t’i pijnë gjatë ditës në formë çaji janë:

·        Sherebela - antibakteriale, antimykotike, rregulluese e ciklit

·        Manteli i zonjës (alchemilia vulgaris) – shëndet gjinekologjik, acide organike, flavonoide, tanine, acid salicilik, vitaminë C

·        Mustaqe misri, bishta qershie

·        Boronica e kuqe

·        Konopica

·        Këputja

·        Mështekna

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 10/07/2023 13:28

    Si ore i Çmendur më bimë mjeksore, për ç’far janë mjekët, Apo merren me veterinari…???

    Përgjigju
    • Gera: 25/02/2024 19:28

      Edhe mjeket i kemi pare se ca te bejne!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja