'Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës', flet presidenti i Teutës që nuk u lejua në pallatin e sportit: Partia nuk i do njerëzit me vlera

Një skandal ka mbërthyer basketbollin shqiptar pasi ndeshja më e rëndësishme e javës në kampionat mes Goga Basket dhe Teutës nuk është zhvilluar. Ky takim derbi i programuar në orën 17:00 nuk nisi për shkak se drejtues të ekipit të Gogës nuk lejuan presidentin e Teutës Arqilea Gorea të futet në pallatin e sportit Dhimitraq Goga. Për këtë incident që solli tërheqjen e ekipit të Teutës presidenti Gorea është shprehur:

“Nga ana e Goga Basket ishte lëshuar një urdhër që unë të mos merja kontakt me lojtarët e ekipit tim. Normalsht kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.”

Më tej Gorea për atë që ndodhi shtoi:

“Jo në ambientet e Goga Basket, por në qytetin e Durrsit dhe në të gjithë vendin jam njohur si njeri me vlera. Mbase, mbase doktrina e shkollës së partisë ka menduar që personazhet që kanë vlera dhe vlerësohen nga të gjithë janë të papërshtatshëm për ambientet e tyre.”

Në fund Arqilea Gorea bëri akuza të ashpra për ekipin e Gogës dhe drejtuesit e saj.

“Një eskperiencë e vitit të kaluar dhe një viti më parë kur ky ekip na ka grabitur lojtarët dhe në mënyrë të pandershme ka bërë pelivanlliqe për të fituar kampionatin, ndërsa federata ka ndjenjur indiferente, i ka dhënë këtij të drejtën që në rrugën e abuzimeve të pretendoje të fitojë kampionatin. Ka dy mënyra për të fituar kampionatin. Një në garë të ndërshme sportive dhe tjetra duke i prish punë ekipeve kundërshtare. Mendoj se kjo është strategji për të na prishur punë ne.”

Aktualisht pas 12 ndeshjesh Teuta udhëheq kampionatin me 22 pikë, 2 më shumë se ekipi i Goga Basket. Sezonin e kaluar këto dye ekipe ishin rivale të njëra-tjetrës për të gjithë trofetë e basketbollit në vend.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/03/2020 20:34

    Turp qe te ndodh nje konflikt i tille ne sportin durrsak, dhe aq me teper te dy presidentet pamvaresisht bindjeve politike, jane dy ish sportist si dhe anetare te dy familjeve me te vjetra ne Durres .Iglit nuk i takonte te sillej me Arqilene ne kete menyre pamvaresisht shkakut , pasi jane dhe familje me tradita sportive te spikatura. Por ja qe ndodhin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'