Klosi me BB:Reforma e Pensioneve
shembull për të gjithë rajonin

Klosi me BB:Reforma e Pensioneve<br />shembull për të gjithë rajonin
Reforma e pensioneve është një shembull i duhur për të gjitha vendet e rajonit. Kjo reformë po vijon që të implementohet”.

Kështu ka deklaruar mInistri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi gjatë një takimi që ka pasur me ekspertin e Bankës Botërore, Patrizio Pagano, ku në fokus të diskutimeve ishin tre reformat e mëdha, ndërrmarë nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, reforma e pensioneve,  reforma e shpërndarjës së ndihmës ekonomike në të gjithë vendin, si dhe reforma në sistemin për personat me aftësi të kufizuar.

Klosi bëri një ekspoze të këtyre reformave dhe ecurisë së tyre të deritanishme, duke vënë theksin tek bashkëpunimi i suksesshëm me Bankën Botërore.

Ai informoi Drejtorin Ekzekutiv në Bankën Botërore Patrizio Pagano për procesin mëse të kënaqshëm të implementimit të reformës së pensioneve, atë të ndihmës ekonomike, e cila është projektuar të bëhet  brenda vitit 2016, si dhe për reformimin e sistemit të PAK.

Pagano vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Shqipërinë, duke vënë theksin tek suksesi i reformës së pensioneve, analiza e rezultateve të deritanishme tregon se është shembull për gjithë rajonin.

Pagano inkurajoi implementimin e plotë të ketyre reformave thelbësore për vendin, duke shprehur mbështetjen e plotë për to.

Gjatë vizitës në SHBA, Ministri Klosi zhvilloi takim gjithashtu me Dr. Yannick Glemarec, Asistent Sekretar I Përgjithshëm, Zv. Drejtor Ekzekutiv për Politika dhe Programe.

Klosi bëri një paraqitje të gjerë të statistikave të barazisë gjinore në Shqipëri. Ai vuri theksin tek barazimi i kuotave gjinore në qeverisjen lokale, sikundër në përmirësimin e dukshëm edhe në nivele të tjera të vendimarrjes, çka është një progres edhe për nivelet europiane.

“Shqipëria po merr të gjitha masat që në momentin e hapjes së negociatave, çështja e barazisë gjinore të jetë një çështje e shteruar” ka thënë Klosi.

Dr. Glemarec përgëzoi ministrin Klosin për të gjitha hapat që Shqipëria po ndërmerr në fushën e barazisë gjinore.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë