Klosi në Lushnje: Qendra për
mbrojtjen e fëmijëve në çdo bashki

Klosi në Lushnje: Qendra për<br />mbrojtjen e fëmijëve në çdo bashki
Autobuzi me mbishkrimin “Unë Mbroj Fëmijët” ka qarkulluar sot në rrugët e qytetit të Lushnjes, nga ku nisi sot faza e dytë të fushatës me të njëjtin slogan.

I pranishëm në Lushnje, ishte sot dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili morri pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të qëndrës së re të Zhvillimit në Bashkinë Lushnje, që do të ndihmojë fëmijët me nevoja të veçanta.

Klosi tha se ligji i ri i mbrojtjes së fëmijëve, që do ta propozohet në datën 1 qershor, “do të detyrojë të gjitha bashkitë në vend, të ngrenë Njesitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, që do jenë të shtrira në të gjithë vendin”.

“Aktualisht, vetëm rreth 53% e njësive administrative të vendit”, deklaroi ministri.

Njësitë e ngritura pranë bashkive, janë përgjegjëse për ndjekjen e çdo rasti të fëmijëve në situata rreziku, të fëmijëve në rast dhune, abuzimi apo neglizhimi, shtoi Klosi.

klosi ne lushnje

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema