Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krstičević, i cili është njëkohësisht edhe zëvendëskryeministri i Kroacisë, i kanë dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Në letrën e tyre, Kodheli dhe Krstičević, dënojnë retorikën nacionaliste nga politikanë serbë dhe veprimet konkrete në kufi, për të cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe destabilizuar situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, ndër të tjera, dy ministrat kërkojnë nga sekretari Stoltenberg të rishikohet Plani Operacional i misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje, si dhe mbështesin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).
Ministrat Kodheli dhe Krstičević e mbyllin letrën duke shprehur angazhimin e tyre për të siguruar se përpjekjet kombëtare dhe kolektive do të jenë të vazhdueshme dhe të fokusuara për të promovuar paqe, nxitur dialog dhe përmirësuar bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.
Ministrja ndodhet në një vizitë zyrtare në Bruksel Ministerialin e Mbrojtjes që po zhvillohet në selinë e NATO-s.
Në fjalën e saj, Kodheli ka kërkuar që NATO të vijojë të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor, duke dërguar mesazhe të qarta dhe siguruese për mbajtjen e paqes dhe sigurisë.
Në qendër të këtij takimi ishte siguria e vendeve, ku aleatët u fokusuan në elementët e frenimit të rreziqeve dhe mbrojtjen veçanërisht duke trajtuar situatën komplekse në kufijtë jugorë të NATO-s.
Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes kërkoi më shumë mesazhe të qarta për Serbinë, si vend partner i NATO-s dhe inkurajoi më shumë bashkëpunim të Aleancës me BE-në, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve.
Në ditën e dytë të Ministerialit të NATO-s, ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë mbi disa elementë të tjerë, në përmbushje të mbrojtjes dhe frenimit të rreziqeve, siç është rishikimi i strukturës komanduese të NATO-s, implementimi i masave në kuadër të Planit të Gatishmërisë për Veprim, Forcës së Përparuar të NATO-s, mbrojtja kibernetike.
[gallery]21053[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.5%
-
Jo
41%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43