Nxitja e të rinjve për t'u fokusuar dhe për t'i kushtuar më shumë vëmendje arsimit professional si një nevojë që ka sot tregu i punës, ka qenë thelbi i diskutimit të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një bashkëbisedimi me nxënës të qendrës Multifunksionale në Don Bosko.
Gjatë fjalës së saj Kodheli i porositi nxënësit e kësaj shkolle profesionale që të t'i kushtojnë vëmëndje të veçantë studimeve, të mësojnë sa më shumë me qëllim që nesër të bëhen specialistë të zot në fushat ku ata do të punojnë.
"Ju jeni të rinj, në moshën më të bukur dhe si të tillë shijojeni jetën tuaj, silluni mirë me njëri-tjetrin, respektoni mësuesit tuaj dhe më të rriturit, sepse kjo është gjëja më e bukur që duhet të bëjë çdo i ri, është shprehur ministrja Kodheli", ka nënvizuar ministria Kodheli.
Ndërsa drejtuesit e kësaj shkolle duke e falenderuar Kodhelin që pranoi ftesën e tyre, vlerësuan mesazhet shumë të vlefshme dhe të vyera  që ajo u dha nxënësve në rrugën e tyre të gjatë. /atsh/