Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroi dje se “dhënia e lejeve për ndërtimin HEC-ve në kohën e qeverisë “Berisha”, është një krim mjedisor”. I thirrur në Komisionin Kuvendor për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë e Mjedisin për diskutimin rreth projektligjit “Për administrimin e Fondit Pyjor e Kullosor Kombëtar në Republikën e Shqipërisë”, Koka deklaroi se qeveria paraardhëse dha leje për ndërtimin e 435 HEC-eve, që sollën shpyllëzimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme pyjore. Madje, ai shtoi se subjektet kontraktuese s’patën një marrëveshje për rehabilitimin e zonave të shpyllëzuara. “Po në vitet 2007–2013, qeveria shqiptare dha leje për ndërtimin e plot 435 HEC-ve. Këto HEC-e shpyllëzuan sipërfaqe të konsiderueshme pyjore e subjektet s’patën marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit për rehabilitimin e tyre”, deklaroi kreu i Ministrisë së Mjedisit. Ai nënvizoi se nën drejtimin e tij, Ministria e Mjedisit ka patur kontakte me këto subjekte, e me disa prej tyre ka arritur të lidhë marrëveshje për rehabilitimin e sipërfaqeve të shpyllëzuara.
Për të pasqyruar më tej dëmtimin e mjedisit në kohën e qeverisjes “Berisha”, Koka foli përmes shifrave. Ai tha se nga viti 2005 deri në vitin 2013 janë dhënë 2.676 leje për shfrytëzimin e pyjeve, ndërsa nga viti 2014 deri më 2015 janë dhënë vetëm 24 leje. “Nëse gjatë viteve 2010-2013 janë eksportuar mbi 18,000 ton qymyr druri gjatë viteve 2014-2015 janë dhënë 0 leje eksporti për qymyr druri”, tha ai. Sipas Kokës, u ul ndjeshëm dhe shfrytëzimin vjetor i pyjeve.
“Nga 2005-2013 mundësia vjetore e shfrytëzimit e miratuar nga Ministria e Mjedisit mesatarisht 124,863 m3/vit, për vitet 2014-2015 ka qenë 32,200 m3, për vitin 2015 ka qenë vetëm 12,000 m3”, tha Ministri. Ai e cilësoi moratoriumin 10 vjeçar për pyjet si “emergjencë”.
Deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj e cilësoi mungesë vizioni shkurtimin e personelit që kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të shpyllëzuara. Por, kryetari i komisionit, Eduart Shalsi tha se ulja e numrit të punëtorëve s’do thotë domosdoshmërish një mungesë vizioni dhe e vuri theksin te ngritja e strukturave. Argument i mbështetur dhe nga ministri i Mjedisit. Shalsi tha se janë ngritur struktura më funksionale për mbrojtjen dhe monitorimin e pyjeve, me logjistikë dhe pajisje të posaçme.
Në vitet 2007–2013, qeveria shqiptare dha leje për ndërtimin e plot 435 HEC-ve. Ku u shpyllëzuan sipërfaqe të konsiderueshme pyjore
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48