Kokat e drejtësisë që ka prerë dosja “Haxhia”

Kokat e drejtësisë që ka prerë dosja “Haxhia”

Sali Berisha dhe Izet Haxhia kur ishte truproja e tij

Historia e dosjes “Haxhia”  nuk është një probem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash Drejtësie.

Raporti që Sali Berisha vendos me vartësit  e vet në pushtet, është paksa i veçantë. Për çështje shumë delikate që lidhen me probleme të tij personale, ai nuk flet kurrë me ta, dhe mbijetojnë vetëm ata që e kuptojnë vetë hallin e tij. Dhe nëse vartësi nuk hyn tek ata që ka konfidencë personale me Sali Berishën, mund të gabojë, ose të zbatojë ligjin, dhe pas kësaj konfliktohet me të.

Kështu ka ndodhur me dosjen “Haxhia”. I arrestuar në vitin 2006 në Stamboll, Haxhia duhej të ekstradohej në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë i ka paraqitur Ministrisë turke të Drejtësisë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të këtij shtetasi, me shkresën Nr.147/6 Prot., datë 12.06.2006, firmosur nga Aldo Bumçi.

Por autoritetet turke pasi kanë marrë deklarimet e Izet Haxhias, kanë konfirmuar që ai është gjykuar në mungesë në Shqipëri. Këtë ja ka konfirmuar i pari kryeprokurori Dhori Sollaku, duke i vënë në dispozicion informacion plotësues, që i është përcjellë Ministrisë turke me Nr.123/4, dt.29.03.2007 nga Ministria jonë e Drejtësisë, drejtuar nga Bumçi.

Përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme ishte se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë dhe se nuk rezulton që ky shtetas të ketë bërë deklarime përpara organit procedues.

Ka qenë kjo arsyeja që tërbimi i Sali Berishës ndaj Dhori Sollakut arriti kulmin dhe ishte i pakuptueshëm dhe për vartësit e tij.

Në përpjekje për të kuptuar tërbimin e tij, e kam pyetur në konfidencë Sali Berishën se ku qëndron problemi real me Sollakun, pasi vetë Sollaku kërkonte një lloj sqarimi në konfidencë për këtë.

-Na ka tradhtu tek dosja ‘Hajdari’, tha. Nuk e fal. Kam pas një marrëveshje me të kur e kam pranu kryeprokruor, jo nuk e fal…

Ishte pa pikë kuptimi atëhere ky shpjegim, por tani ka shumë kuptim. Sollaku ishte i pari që i kishte sqaruar turqit, se Haxhia është gjykuar në mungesë. Dhe pak më vonë u shkarkua. Aldo Bumçi iku ndërkohë sapo shkresa mbërriti në Stamboll, dhe Berisha e thoshte gjithandej se “e hoqa si budalla”. Por fati i tij ndriu më vonë, kur u muar vesh që ai kishte ndihmuar Shkëlzenin për projektin e Gërdecit dhe çështja e faksit që ishte nisur nga zyra e tij, e bëri sërish të rëndësishëm dhe e riktheu në politikë.

Pastaj  ishte Ilir Rusmali.

Pasi autoritetet turke u informuan se Haxhiaj ishte gjykuar në mungesë më datë 02.04.2007, Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar garancitë e shtetit shqiptar lidhur me respektimin e të drejtës së këtij shtetasi për rigjykim, për shkak të gjykimit të tij në mungesë.

Me shkresën Nr.123/8, dt.06.04.2007, Ministria e Drejtësisë, firmosur nga Ilir Rusmali, i ka komunikuar Ministrisë turke të Drejtësisë garancitë e shtetit shqiptar për rigjykimin e këtij shtetasi, në zbatim të Kushtetutës, në aplikim të neneve 147, 148, 449, 450, 453  të Kodit të  Procedurës Penale dhe në respektim të “Konventës Europiane për Mbrotjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut”, si dhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 Djetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile e Politike

Konform kësaj garancie, e drejta per rigjykim e shtetasit Izet Haxhia do te ushtrohej qofte nepermjet rivendosjes ne afat te ankimimit, qofte nepermjet rishikimit te vendimit, si mjete te parashikuara nga Kodi i Procedures Penale per ankimimin e vendimit te formes se prere.

Sali Berisha nuk ja tha kurrë Ilir Rusmalit këtë problem, por fill pas kësaj, ai angazhoi gjithë strukturat e errëta të tij, duke i krijuar një problem banal me përgjimin e vëllait të tij, dhe pastaj përshëndeti dorëheqjen e tij ende pa mbaruar konferenca për shtyp.

Viktima e fundit, por me fat, duket se ka qenë Enkelejd Alibeaj.

Pasi Izet Haxhia e çoi çështjen përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, “Izet Haxhia kundër Shqipërisë”, për pretendimin e mos-ekstradimit te tij ne Shqiperi per shkelje te nenit 6 te KEDNJ per shkak te gjykimit dhe denimit ne mungese ne vitin 2008, ministri i kohes Alibeaj i ka konfirmuar ministrit të Puneve te Jashtme te kohes, Lulzim Basha,  garancite e dhena ne vitin 2007 per rigjykimin per shkak te gjykimit ne mungese në aplikim të neneve 147, 148, 449, 450, 453 të Kodit shqiptar të Procedurës Penale, duke marre dhe gjithë angazhimet që burojnë nga këto nene ku rigjykimi është i pari.

Pesëmbëdhjetë ditë pas kësaj, Enkelejd Albeaj shkarkohet me pretekstin e ndryshimeve në qeveri dhe në vend të tij shkon Bujar Nishani. Rikthimi i tij në politikë në vitin 2009 u bë falë emaileve që dolën si udhëzuesi kryesor i ministrive, si se duhej bërë kontrata e Gërdecit. Duke qenë ish- këshilltar i Berishës, ai kishte shërbyer si konsulent privat i djalit të tij në atë histori, dhe kur emailet u administruan nga Prokuroria, ai u rikthye si hero i Berishëve.

Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

I vetmi që nuk e ka bërë këtë kërkesë është Edi Rama, dhe Izet Haxhia po ekstradohet me kërkesë të tij dhe do rigjykohet sipas garancive që kanë dhënë ish- ministrat e Berishës.

Po të shikoni skenat e fundit të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën se e ka sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës, Azemi i duhet vetëm në bronz, vetëm i vdekur, i pagjykuar dhe mbi të gjitha, me një vdekje gjysëm ordinere, për të mos u zbuluar kurrë, kush e nxorri në pritën e atyre që nuk dihet për kë kishin ardhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sincere: 06/10/2018 03:29

    Deri kur Shqiperia do te jete pa nje shtet ligjor?Deri kur sharlatanet,indiferente deputete do ta lejojne Pelicelinen ti heqe per hunde dhe te beje ligjin brenda shtepise?Sa per familjen e Ajdarit, e kane ngrene turpin me buke,si dhe vellai i demokratit te vertete Arben Broci.Mjerre Shqiperia per keta shpellare-katundare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë