Kolaudimi në shtet/ Braçe: Mbaroi koncesioni Berisha-Meta, u mundova të thyeja monopolin, por LSI desh na rrëzoi Qeverinë

Kolaudimi i makinave dhe zv. Kryeministri Erion Braçe

Një koncesion që në përfundim të kontratës së tij 10-vjeçare po nxjerr në pah dëme në kurriz të qytetarëve nga fitimet marramendëse të kompanisë SGS që ndër vite ofroi radhë dhe kaos.  Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se këto fakte të koncesionit të qeverisë Berisha-Meta po dalin në inventarin e kompanisë që po bën dorëzimet e koncesionit, dhe nëse do të hetoheshin do të nxirrnin në pah një krim, thekson ai.

"Kolaudimi tek shteti! Shërbim publik cilësor, në standard dhe më i lirë! Koncesioni Berisha/Meta mbaroi! Edi Rama njoftoi sot në mëngjes konkluzionin e punës së kryer prej muajsh në ministrinë e Infrastrukturës, DPSHTRR, për këtë shërbim masiv për njerëzit!

Ndërkohë procesi ka nisur; SGS po bën dorëzimet e koncesionit. Është një inventar që dëshmon jo vetëm dështimin katastrofik të koncesionit Berisha/Meta, por po të hetohet do dëshmojë një krim të shumëfishtë mbi qytetarët, jetën e pronën e tyre, mjedisin gjithashtu!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Zv/kryeministri kujton tentativën e tij në fillim të mandatit të qeverisë Rama peër ta rrëzuar këtë koncension. “Aq i madh ishte korrupsioni aty, sa kur unë e kolegu Shalsi provuam në mandatin e parë ta thyenim monopolin e këtij koncesioni me amendim në Kuvend, skena aty mes ministrit të linjës dhe kryetarit të Kuvendit ishte banale, madje desh rrëzoi Qeverinë”, thotë Braçe.

Në përfundim, ai thotë se qytetarët do të marrin shërbimin e merituar.

“Sot, nuk jam i kënaqur që gjithë çfarë thamë në opozitë është provuar! Jo, dua hetim të qartë pas dorëzimit të koncesionit për gjithë çka ndodhur me koncesionarin dhe kontratën, zbatimin e saj. Por betejë është kjo; nuk duhet të dorëzohemi! Interesat politike e private të tilla janë! Shqiptarët duhet të shohin ndryshim, e kërkojnë nga ne! Siç kërkojnë shërbim publik tani, përsëri nga ne e jo nga shtëpia e hajdutëve PD-LSI", ka shkruan ndër të tjera Braçe.

Gjatë periudhës 2009-2013, përfaqësues të Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, paralajmëruan se do të anulonin koncesionin e kolaudimit të makinave sapo të vinin në pushtet, duke e konsideruar si korruptiv. Dy muaj pas ardhjes në pushtet të PS, deputeti Erion Braçe, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, u shpreh se “Monopoli i kolaudimit të automjeteve është një turp! E kemi trashëgim nga Sali Berisha! Por, kjo nuk do të thotë se ne duhet të vijojmë të operojmë me këtë monopol të shtrenjtë e sfilitës për njerëzit. Duhet hapur tregu, të ketë konkurrencë në të, të bien çmimet, të përmirësohet shërbimi. Qytetarët të kenë të drejtën të zgjedhin!”.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Koronavirusi/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese. A jeni dakort me vendimin?

Komento

Komente

  • Aron bita: 03/12/2020 10:31

    Për Zotin janë të çuditshëm. 10 vjet konçensioni në 8 vjet qeverisje të Erjonit. Po mirë, përse nuk i arrestoni, sekuestroni pasuritë e ku di unë. Pushtetin, policinë, gjykatat, bashkitë, doganat etj etj ju i keni në dorë. Apo llafe prapë kot më kot se erdhën zgjedhjet

    Përgjigju
  • tosi: 02/12/2020 18:26

    Po me thoni nje gje te mire qe ka bere qeverisja Berisha Leshelija ne 8 vite. Vetem vjedhje , korrupsion pa fund, rruget e leshelise ministrat superhajdute i lane rrugeve, si rrugen Elbasan Tirane qe megjithese kishin rene nga pushteti ministri hajdut i leshelis , sot i pandehur i xhiroi firmes greke 44 milion euro dhe rruga mbeti rrugeve dhe i ra per pjese gjigandit Edi Rama ta ndertonte . Prandaj kalimi i kolaudimit te automjeteve ne dore te shtetit eshte nje fitore e madhe per qytetaret, dhe humbje per Nafije dybekun dhe bythderren Nora qe ka bere pislleqe te medha kur ishte punesuar nga Nafija tek kontrolli teknik.

    Përgjigju
  • Papi: 02/12/2020 17:28

    Kur ishte ashtu pse nuk e rrezuat qeverine? nqs qeveria do binte sepse po shkulnit nje korrupsion do ktheshit me te forte apo jo? Prandaj kjo perkthehet qe per te shpetuar qeverine bete pazare qe perkthehet korrupsione te tjera

    Përgjigju
  • Marjo: 02/12/2020 15:51

    Po ncdo drejtori transporti ku tshkoje tu dukte vetja si me qene nskrapar jqr, tnxirrshin syte tifozat e lsi dhe e bukra ishte qe nuk gjeje nji te hajrit po vetem problematike, halabake, rrugaçe. Dhe ti njishi flamingove mos llap si klysh se gjithe ket palaçollik e kena peshqesh prej jush qe deshet lsi nkrah

    Përgjigju
  • goni: 02/12/2020 14:02

    po pse nuk heton kush te ndalon . apo jeni te xhytur te gjith.kur do vi dita ti merni ilaçe , keto leket tona. q..bësira te ter.

    Përgjigju
  • Mona: 02/12/2020 13:49

    ALI BABA me 40 hajdut PD-LSI

    Përgjigju
    • Mona doganes: 02/12/2020 14:40

      Rilindja rruspia me e madhe pas teje o mona

  • Mir hazizu: 02/12/2020 13:46

    Po rri pra mos fol mi muti. Desh te rrezoi qeverine ty ndyresire. Keshtu eshte kur ben pakt me djallin. Karma o legen burre.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ngrijnë rrugët në Korçë e Kukës, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë