Policia ka ndaluar tre persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë pasi dyshohet se në pikën e kolaudimit në Laç kalonin mjete jashtë standarteve teknike kundër rryshfetit.
Sipas policisë tre persona jane ndaluar, dy prej të cileve në arrest shtëpie dhe një në arrest me brug, ndërkohë që dy shtetas te tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Inspektori i Kontrollit Teknik tek SGS Laç.
- S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, "Arrest me burg" për veprat penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
- M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, "Arrest në shtëpi" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
- I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :
- D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"
-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprën penale " Shpërdorim detyre"
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.
Komente











PO PSE NUK ARRESTONI QORR DRINKUN, ka kolaudu 1000 makina me kshu marifetesh..ca faji kane punetoret?
PërgjigjuNe shkoder dojne 20 mij lek te vjetra,gjendja eshte keshtu ne gjith shqiperine,se kjo firme eshte drejt ikjes dhe po punojne pa frike se kush nuk i kontrodhon edhe ato qe i kontrodhojne shkojne sa me marre parate dhe puna vazhdon.
Përgjigju80% makinave ne shqiperi jan mbeturinat e europes..
PërgjigjuPer ta shit makinen ok po e "kuptoj" por per perdorim vetiak kte nuk e kuptoj.
Përgjigju