Që prej 1 dhjetor kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner. Edy Rejës i përfundoi kontrata me 30 nëntor dhe ende FSHF nuk ka dalë me një vendim nëse do ti rinovojë apo jo kontratën italianit 77-vjeçari, i cili drejton kuqezinjtë që prej 17 prillit 2019.
Në pritje të këtij vendimi, që sipas të gjitha gjasave do jetë për të ndarë rrugët, disa emra po qarkullojnë për pasuesin e Reja-s.
Emri që ka fituar më shumë pikë kohët e fundit është Estebian Kambiaso, ish-futbollisti i Interit dhe Argjentinës, që në 2014 mbylli karrierën si profesionist. Ai ka kryer kursin e trajnerit në Koverçano të Italisë, ndërsa në fillim të nëntori është parë në Tiranë. Fillimisht vizita e tij u duk surprizuese, por është mësuar se ka patur një takim me drejtuesit e FSHF-së.
Gjithsesi në Itali janë të sigurtë se Luiggi di Biagio do ulet në stolin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Emri i tij është përfolur më herët edhe për një post tjetër në FSHF, por avantazhi që ai ka, trajner italian, pëlqehet shumë nga drejtuesit e federatës. Për më tepër ai është parë edhe në disa ndeshje të kombëtares.
Pas dy emrave të përmendura më lart vjen Ilir Daja, i cili aktualisht drejton Ballkanin në Kosovë dhe këtë sezon luajti në Kupat e Europës. Por për të parë Dajën në krye të kombëtares duhet që gjerat mos të shkojnë mirë me Kambiason dhe Luggi di Biagion.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
65.4%
-
Jo
26.2%
-
S'kam mendim
8.4%
Vota total: 347
Lajme të tjera
-
‘Sylvinho pa eksperiencë por iu dha një shans i madh’, ish-trajneri i Partizanit Mehmeti: Skuka e meriton Seria A (VIDEO)
10 Janar, 13:04
-
Nga pritja në aeroport, takimi me Edy Reja-n dhe prezantimi si ‘superstar’! 24 orët e para të Sylvinho-s si trajner i kombëtares (VIDEO)
10 Janar, 11:17
-
'Në Shqipëri kam një copëz të zemrës sime', lamtumira e Edy Reja-s: Iu tregoj lojtarin e preferuar në Kombëtare
9 Janar, 20:42
-
Edy Reja nuk humbet kohë, ish-trajneri i Kombëtares bashkohet me skuadrën sllovene
8 Janar, 17:11
-
Ndryshimi i skemës, dëmtimet dhe minutat e pakta të lojtarëve! Çfarë e pret Sylvinho-n te kombëtarja
7 Janar, 13:53
-
Kualifikimi në Europian përcakton pagën e Sylvinho-s te Kombëtarja, braziliani dhe stafi i tij do jetojnë në Shqipëri për 18 muaj
6 Janar, 13:50
-
Zyrtare/ Braziliani, Sylvinho merr drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit
2 Janar, 17:29
-
Ngushtohet rrethi i trajnerit, Kombëtarja pret emrin e ri për pankinën para 2023
26 Dhjetor 2022, 16:35
-
Edy Reja trajner 'pa letra', italiani flet pas fitores: Dua të vazhdoj me Shqipërinë, programoj grumbullime nga Superliga çdo muaj
19 Nëntor 2022, 20:11
-
VIDEO/ Fitore pas 370 ditësh, Kombëtarja i shënon dy herë Armenisë në 'lamtumirën' e Reja-s! Shkëlqejnë lojtarët e Superligës, gol Skuka
19 Nëntor 2022, 19:24
-
FORMACIONI/ Reja rrotacion në Kombëtare, Skuka e nis nga minuta e parë! Emra nga Superliga përballë Armenisë
18 Nëntor 2022, 15:58
-
Miqësorja me Armeninë, Hysaj: Të rinjtë s'e kuptojnë mirë peshën e ekipit, e mbyllim me fitore
18 Nëntor 2022, 15:23