Komisioneri europian Johanes Hahn dënon dhunën në protestat e Ballkanit Perëndimor: E papranueshme

Komisioneri europian Johanes Hahn dënon dhunën në protestat e Ballkanit Perëndimor: E papranueshme

Komisioneri i Bashkimit Evorpian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn ditën e sotme ka shprehur mbështetjen e tij për të drejtën e protestave që po zhvillohen në Ballkanin Perendimor por ka dënuar të gjitha format e dhunës që janë shfaqur duke i konsideruar si të papranueshme.

Pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Hahn shtoi ndër të tjera se Bashkimi Europian do të jetë shumë i rreptë me çdo llojë veprimi të dhunshëm në protesta.

"Ka njerëz që duan që ne të dalim mbi forcën e ligjit dhe se mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet aty ", u tha ai gazetarëve, duke shtuar se pikëpamja e BE për ligjet është transparenca, demokracia dhe mbrojtja e sistemit gjyqësor.

Sipas Hahn, rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhje të llira dhe transparente.

"Kjo është ajo që ne mbështesim, por besojmë se duhet të arbitrohemi, por të themi se kush është i mirë dhe i keq, kush është ai që duhet të largohet dhe kush duhet të rrijë nuk është aspak pikëpamja jonë", tha ndër të tjera Johannes Hahn.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën