Komisioneri Robert Gajdja në ‘Report Tv’: Këto janë tre komunitetet më të diskriminuara në Shqipëri

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, Komisioneri i ri Anti-Diskriminimit, Robert Gajda ka folur mbi komunitetet dhe grupet e njerëzve më të diskriminuar dhe mbi masat që merren nga institucioni që ai drejton për parandalimin e tyre.

Gajdja është shprehur se komuniteti më i diskriminuar në vend është ai i romëve dhe egjiptjanëve, ndërsa më pas vijnë personat më aftësi të kufizuara.

Vendin e parë e zë komineteti rom dhe egjiptjan, më pas renditen personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në vendin e tretë kemi të diskriminuarit për prirjet politike, ato të moshës dhe ato të prirjeve seksuale.

Robert Gajda, Komisioneri i ri Anti-Diskriminimit

INTERVISTA E PLOTË:

Cilët janë komunitetet më të diskriminuara?

Vendin e parë e zë komineteti rom dhe egjiptjan, më pas renditen personat me aftësi të kufizuara, ndërsa në vendin e tretë kemi të diskriminuarit për prirjet politike, ato të moshës dhe ato të prirjeve seksuale.

Çfarë formash diskriminuese raportohen?

Sa i përket komunitetit rom dhe egjiptjan diskriminimi është i shumëllojshëm. Ata detyrohen të grumbullohen në një shkollë të vetme në mënyrë që të shmangim diskriminimin.  

Si mund të ankohen?

Ka disa forma. Më e thjeshta është në zyrat e Komisionerit.Mund të drejtohen në faqen online dhe në email. Kemi edhe tre zyra rajonale në Korccë, në Shkodër dhe në Gjirokastër.

Cili është ndryshimi i institucionit që iu drejtoni me atë të Avokatit të Popullit?

Avokati i Popullit ka një dimesion Kushtetues, ndërsa ne e shtrijmë aktivitetin në subjektet publike dhe private. Ne gjithashtu mund të dalim me rekomandime por edhe vendime. Masat tona variojnë nga falja tek rikthimi në punë, etj. Në rastet më të rënda mund të vendosim gjobë nga 10000-600000 ose propozim për të hequr të drejtës e ushtrimit të aktivitetit.

Sa i keni përdorur këto masa?

Evitojmë gjobat pasi nuk janë qëllimi ynë. Për 2018 ka pasur vetëm 2-3 raste kur kemi vënë gjoba. Pra praktiohet shumë pak.  E rëndësishme për ne është që të marrim veprime efektive.

Rastet konkrete, ka pasur raste në shkolla?

Po kemi pasur disa raste. Por kjo vjen pasi ne nuk kemi shkolla të personalizuara dhe për këtë na vijnë në ndihmë mësuesit ndihmës. Tanimë ka një rritje të numrit të mësuesve ndihmës dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Në disa raste kemi rekomanduar Ministrinë e Arsimit që të bëjnë të mundur dhënien e mësimit për personat me aftësi të kufizuara në mënyrë që t’i ofrohet shërbimi në mënyrë të plotë.

Po sa i përket gjuhës së shenjave?

Kjo kategori na rezulton shumë e diskriminuar sepse nuk i jepet asnjë informacion i dobishëm. Synohet ngritja e sensibilizimit për këta persona. Të paktën në web-et e institucioneve të kenë informacion edhe në gjuhën e shenjave. Duhet një rregullim i kësaj situate. Shumë persona as nuk dinë të përdorin gjuhën e shenjave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm