Komisioni Disiplinës: Lushnja gjobë
Mamurrasi përjashtohet 

Komisioni Disiplinës: Lushnja gjobë<br />Mamurrasi përjashtohet <br>
FSHF ka zbardhur sot të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën që lamë pas. Vendime displinore ka patur për të gjitha kategoritë e futbollit në vend.

Masat për superioren, bie në sy gjoba me 100 mijë lekë (të reja) të ekipit të Lushnjes për sjellje të gabuar të tifozëve.

Ndërsa Mamurrasi është përjashtuar nga kategoria e parë pasi nuk është paraqitur në ndeshje në mënyrë të përsëritur, Mamurrasi zbret një kategori më poshtë.

Ja 24 vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) Leke.

2. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isaj, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF “Vllaznia B”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljes përkatëse do të përshkallezohen masat disiplinore.

4. Lojtari i KF “Spartaku”, Insidor Dezdari, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Spartaku” Aldi Pjetri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Mamurrasi”, për mos paraqitje ne menyre te perseritur në ndeshjet e Kampionatit te Kategorisë se Dytë, në bazë Nenit 109/1.e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollstike 2017/2018, përjashtohet nga aktiviteti dhe dënohet me zbritjen e një kategorie me poshtë.

7. Lojtari i KF “Kevitan” Markelino Tabaku, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari I KF “Sopoti”,Shaqir Jugu, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “Butriniti”, Marjo kacupaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF “Memaliaj”, Heklan Jaupi, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare, ne baze te Nenit 48/1.d te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF “Kukesi” U-19, Lavdrim Kovaci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF “Elbasani” U-19,Fabio Ramzoti, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes , në bazë të Nenit 48/1.e dhe Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Zyrtari i KF “Flamurtari” U-19, Dritan Resuli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Lushnja” U-19,Adriatik Basha, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari I KF “Partizani” U-17, Leonidha Qyra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF “Tirana” U-17, Kristi Malo , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Uendi Berberi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Nedjan Nelaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtari i KF “Elbasani” U-17,Igli Harja, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Zyrtari i KF “Elbasani” U-17 , Klajdi Hodaj, për sjellje jo sportive dhe kërcenim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 1,000,000 (një million) .Në aplikim të Nenit 136/1.e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

21. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17, Haxhi Shullazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

22. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17 Emirjon Cuni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Veleciku”, Ervis Plishta dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Plishta vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

24. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani dhe faljen e masës së mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ledjon Kocani vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!