Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi: Partia e 'Bravës' i vuri veton LSI-së! Shfokusoi opinion publik, nuk ishin në gjendje të argumentonin 430 mln eurot e vjedhura

Monika Kryemadhi beson se Komsioni Hetimor për Inceneratorët shfokusoi vëmendjen e opinionit publik tek korrupsioni që është bërë me inceneratorët. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ftuar në emisonin '5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv, tha se anëtarët e komisionit Hetimor nuk ishin në gjendje që të argumentonin se ku janë vjedhur 430 mln eurot. Kryemadhi tha se me qëllim iu vu veto LSI-së nga ana e 'Partisë së Bravës' , siç cilëson ajo PD-në me gjuhën e Berishës, ndërsa shton se shton se ato kishin frikë nga dokumentet që dispononte LSI. Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerëson qëndrimin e deputetit të Berishës, Beind Këlliçit, në Komisionin Hetimor ku tha se ai bëri pyetjet më të sakta.

'Faktikisht komisioni hetimor do të kishte vlerë shumë kohë më para, pro mungesa e dokumentacionit dhe fakteve ishte e pamundur. Erion Veliaj ka marrë përsipër ta paguajë çdo vit për 30 vjet inceneratorin e Tiranës, pa llogaritur depozitimin e dherave. Kjo nuk është kosto pastrimi, kjo është kosto për inceneratorët. Koston e pastrimit e paguajnë qytetarët e Tiranës. Është marrë pa vendim të Këshillit Bashkiak dhe ky është shpërdorim i detyrës. Komisioni Hetimor e mbaroi punën, shfokusoi opinion publik dhe nuk ishin të aftë që të argumentonin se ku janë 430 mln eurot. Sa këto para shkojnë në funksion të pastrimit të qytetit?! Janë ndërtuar kompani fiktive, me një ose më dy persona dhe kanë marrë rreth 4 mln dollarë pa kryer asnjë punim. Eron Veliaj nuk u pyet kurrë për atë që duhet të pyetur, po u munduan për ta mbrojtur Erion Velinë në mënyrë perfekte. Përdorimi i vetos ndaj LSI-së nga partia e 'Bravës', në Komisionin Hetimor kishte frikë për shkak të dokumenteve që kishte LSI. Komisioni Hetimor mjafton të ndjekë paranë dhe shkon vetë tek burimi i kësaj çështje. Rama do të rrinte 10 orë nëse nuk do të kishte fitim propagandistik?! Edi Rama kontrollon opozitën në mënyrë perfekte. Deputetët e Berishës bënë pyetjet më të sakta. Në momentin që fliste Këlliçi, vihej në siklet Tabaku.'- tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh sa tani çështja është në dorë të SPAK dhe të drejtësisë.

'Tashmë historia është në dorë të SPAK. Ne po ashtu kemi depozituar sot në ambasadat në Shqipëri dosjen e inceneratorëve. Nga çështja e inceneratorëve, duhet të instalojmë një politikë krejt ndryshe.'- tha Kryemadhi.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, i mbylli punimet pak ditë më parë, ndërsa në fund anëtarët e komisionit miratuan përfundimin e hetimit për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane. Raporti do të bëhet publik më 7 mars 2022.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 28/02/2022 22:33

    Mossss moj po LSI ishte pro

    Përgjigju
  • Silikonia: 28/02/2022 22:16

    Hajdutja je ti dhe vetem ti me agushin ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja