Është mbyllur sot mbledhja e fundit e punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët. Kryetarja e këtij komisioni bëri me dije se më 7 mars pritet të votohet për raportiin përfundimtar të komisionit.
Ndërsa nënkryetarja, deputetja socialiste Ermonela Felaj paralajmëroi daljen me 2 raportet.
"Fjalën e fundit do ta thotë kuvendi kur do të miratojë raportin apo raportet. Nisi me historinë e 430 milionëshit dhe shkoi si ajo historia e gjelit që bëhet gjysmagjel me 100 milionë euro", tha Felaj.
Në fjalën e saj Tabaku u shpreh se dëshira e anëtarëve të PD-së ka qenë që komisioni të vazhdonte hetimet.
“Java e fundit me shumë dëshmitarë, e ngjeshur me shumë informacione, por njëkohësisht me dosje voluminoze të cilat i kanë ardhur këtij Komisioni, besoj janë lexuar nga të gjitha palët. Unë dje bëra një thirrje të fundit për Gledis Nanon, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të cilin ne jemi akoma në pritje për të marrë të dhënat TIMS të personave të përfshirë në hetim, të cilat i kemi kërkuar që në datën 4 shkurt. Zonjës Brunilda Lilo, Avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit. Erjon Veliaj i cili nuk ka sjellë procedurat e komunikimit ndërmjet institucioneve, për sa i përket vendimmarrjes për inceneratorin e Tiranës. Megjithëse, ne patëm një dëshmi shumë të rëndësishme dhe ai pjesën më të madhe të elementëve sigurisht i pranoi këtu. Bankës së nivelit të dytë, Credins, për të dhënat e kompanisë. Petrit Vasili, për të cilin jemi akoma në pritje. Ndërkohë, në mbledhjen e ditës së martë, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë premtoi përpara këtij Komisioni, që përpara fundit të ditës së martë, ose përpara dëshmisë së kryeministrit ditën e mërkurë, do të sillte procesverbalet e mbledhjes së Këshillit të Ministrave kur ishin diskutuar kontratat koncesionare, do të sillte Relacionin e vendimit të Këshillit të Ministrave 907, që është baza, që i hap rrugë financimit të Inceneratorit të Elbasanit por njëkohësisht dhe kërkesën e Ministrisë dhe autoritetit kontraktues për këtë vendim Këshilli Ministrash, por njëkohësisht do të interesohej për raportin e inspektimit financiar për të cilin siç dukej nuk kishte dijeni askush. Këto elementë nuk kanë ardhur akoma në Komisionin Hetimor dhe unë pres brenda ditës së sotme që ne t’i administrojmë këto dokumente”, tha ajo.
Tabaku u shpreh se seanca e ditës së mërkurë ishte ndriçuese në shumë aspekte për qytetarët, sepse kushdo që e pyeste Kryeministrin, ai e sulmonte.
“Unë dua t’i kërkoj ndjesë zonjave në këtë komision, edhe në emrin tim si kryetare e komisionit që ndoshta nuk kam bërë maksimumin për ta ndaluar Kryeministrin e vendit që të mos sulmonte anëtarët e këtij komisioni. Por dua t’i falënderoj që i patën guximin t’i thonë të vërtetën në sy Kryeministrit të vendit dhe kjo nuk është pak; t’i thuash atij që ka shkelur ligjin, ka bërë korrupsionin e ka abuzuar me 430 mln euro që je personi përgjegjës, sigurisht që nuk është pak”, vijoi ajo.
“Ka shumë njerëz, shumë qytetarë, politikanë që thonë sikur të ishim në komisionin hetimor; kushdo do kishte bërë punën e vet, kushdo do kishte mënyrën e vet. Unë jam e sigurt që opozita ka bërë maksimumin, dha maksimumin, zbuloi një nga aferat më të mëdha, që jam e sigurt që nuk ka filluar dhe nuk mbaron me Lefter Kokën. Lefter Koka është vetëm një, mban përgjegjësi individuale”, tha Tabaku.
Nga ana e saj, nënkryetarja e Komisioni Ermonela Felaj tha se sipas planit hetimor që është miratuar më datë 8 shkurt do duhej që sipas nenit 19 të ligjit për komisionet hetimore, por dhe sipas parashikimeve që përmban rregullorja e këtij komisioni të miratuar me konsensues të plotë, do të duhej që të përfundonin hetimet sipas të gjithave pika e planit.
Felaj theksoi se ky komision për asnjë moment nuk e ndau një hetim parlamentar nga një hetim penal.
“Pikat e planit përqendroheshin në mbledhjen e të dhënave në konstatimit e vendit ku ngrihen impiante e trajtimit të mbetjeve dhe pika e fundit ishte ajo që ne kryem, pyetja e dëshmitarëve. Meqenëse të gjitha pika janë të përmbushura, sot vendimi që duhet të merrte ky komision duhet të ishte të përfundonte hetimet dhe këtë do bëjë ky komision. Do të kemi raport për të gjitha to që u thanë që u dëgjuan dhe u konstatuan në vend. Një raport që do të mbajë një analizë të plotë dhe shteruese të sjelljes së organeve shtetërore në këtë temë. Ky komision për fat të keq nuk arriti të ishte në perfomancën e plotë të komisionit hetimor, sepse për asnjë moment nuk e ndau një hetim parlamentar nga një hetim penal dhe zhgënjyes. Ne përfaqësojmë pushtetin ligjvënës dhe nëse ne nuk respektojmë parimin bazë të ndarjes së pushteteve atëherë nuk e di se kush tjetër do dihet ta respektojë dhe ta kuptojë se sa fort duhet të mbrohen në parim”, theksoi Felaj.
Felaj u shpreh se malet me plehrat janë një realitet që nuk i takojnë më vendit tonë, Shqipërisë. Vulat e turpit që na lanë dikur qeverisjet e mëparshme nuk janë më të tilla për Shqipërinë.
“Ne do të sigurohemi edhe nëpërmjet paraqitjes së raportit që në të ardhmen komisionet hetimore, parlamenti të luaj rolin që i takon. Pra të jetë edhe një herë e qartë se ky komision tregoi tolerancën nga ana e mazhorancës. Mazhorancës i takon të jetë tolerante në demokraci. Pra opozita pati kohën e plotën në komision për të analizuar sjelljen e institucioneve shtetërore në këtë rast. Të zbatojmë nenin 19 të ligjit për komisionet, të deklarojmë mbylljen e hetimeve dhe njëkohësisht biem dakord se data 7 mars të jetë data kur paraqesim raportet”, tha ajo.
Në fund të anëtarët e komisionit miratuan përfundimin e hetimit të Komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane dhe u la 10 ditë kohë në përfundimin e raportit që do të bëhet publik më 7 mars 2022.
Komisioni hetimor ishte brenda mandatit por tejkaloi k9mpetencat qe i takonin,duke bere dhe prokurorin dhe gjykatesin.Sikur Tabaku te kishte ndjek cdo rregull ligjor ne komision do te ishte me komode dhe audienca do ta ndiqte me me interes.Sic perfundoi qe nje bllif qe cdo shqiptar degjoi dhe pa pretendimet komplet te pa justifikuara ne shifra.Tani rradhen e ka drejtesia
Përgjigju