Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve lë në fuqi gjobat e vëna nga KQZ tre subjekteve politike: PS, PASH dhe Bindja Demokratike

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve lë në fuqi gjobat e vëna nga KQZ tre subjekteve politike: PS, PASH dhe Bindja Demokratike

KAS, Foto LSA

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KQZ për të gjobitur 3 subjekte politike si Partia Socialiste, Partia Ardhmëria Shqiptare dhe Bindja Demokratike.

Në seancën e sotme në KAS, përfaqësuesit  e të tre subjekteve paraqitën parashtrimet e tyre kundër vendimve të KQZ-së.

Ndërkohë Partia Socialiste nuk kishte përfaqësues në këtë mbledhje të KAS. Me gjithë parashtrimet e dhëna nga përfaqësuesve të PASH dhe Bindjes Demokratike, KAS la në fuqi vendimin e KQZ, e cila gjobiti pas auditit financiar të vitit 2022 dhjetëra parti për parregullsi.

PS dhe PASH u gjobitën me 60 mijë lekë të rinj, ndërsa Bindja Demokratike me 1 milionë lekë të rinj. Megjithatë vendimi i KAS mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një ditë para ndeshjes, tifozët e Kombëtares nisin vallen në Dusseldorf! Stadiumi kundër Spanjës 'pikturohet' kuqezi

VIDEO/ Një ditë para ndeshjes, tifozët e Kombëtares nisin vallen në Dusseldorf! Stadiumi kundër Spanjës 'pikturohet' kuqezi