Komisioni i Medias rrëzon me 12 vota dekretin e Metës për ligjin në Akademinë e Shkencave

Komisioni i Medias rrëzon me 12 vota dekretin e Metës për ligjin në Akademinë e Shkencave

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit Meta mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave.

Pasi u hodh në votim, dekreti i Metës për ligjin mbi Akademinë e Shkencave është rrëzuar me 12 vota kundër dhe vetëm 1 votë pro dekretit.

Ashtu si në komisionet për të rrëzuar dekretet e tjera të Metës, edhe në këtë Komision ka patur debate mes anëtarëve të komisonit dhe përfaqësuesve të Presidencës.

Meta kthimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave e bëri me 9 gusht duke dhënë 4 arsye kryesore sipas tij.  Arsyeja e parë sipas Presidencës ishte se ligji bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

“Akademia e Shkencave nuk mundet dhe, në fakt, nuk do duhej të trajtonte e vetme problematikat delikate të përshtatjes, unifikimit, ndryshimit të simbolit kryesor të identitetit të kombit tonë, me ndryshimet e vrullshme që jeta ka sjellë që nga kongresi i fundit gjuhësor i mbajtur në vitin 1972”, thuhej në dekret.

Ligji i miratuar në Kuvend detyron Presidentin që brenda 10 ditëve të kryejë emërimin e kryetarit të Akademisë së Shkencave që i është propozuar. Për Metën kjo është antikushtetuese, pasi Kushtetuta nuk ka vendosur një afat të përcaktuar, brenda të cilit Presidenti i Republikës duhet të shprehet.

Pak javë më parë, në datë 12 korrik Meta refuzoi dekretimin e Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, ndërsa në 19 korrik Akademia deklaroi se do i ripropozojë kreut të shtetit dekretimin. Por Meta thotë se nuk mundet që një organ i Akademisë së Shkencave të shqyrtojë dhe të shprehet me vendim për Dekretet e Presidentit të Republikës. "Afatet dhe mekanizmat zhbllokues të proceseve në raste të caktuara, duhet të vendosen në Kushtetutë.

Në këtë komsioni ka patur debate të ashpra. Nënkryetari i ASH Vasil Tole u shpreh se në Akademinë e Shkencave duhet të ketë një hirarki në mënyrë që të mos vendos vetëm ajo për kërkimet, por një bashkëpunuese me ta. Kjo rrëzon sipas Toles edhe dekretin e Presidentit. Ndër të tjera ata u ndalën edhe tek gjuha shqipe ku sipas Presidencës nuk mund të merren vendime vetëm nga ASH. Ndërkohë për Tolen ASH është e vetmja Akademi që duhet të merret ashtu siç ka bërë më parë.

Pjesë nga debati:

Ismet Beqiraj: Është bërë krim shkencor me ligjin në fuqi, sic u bë me tre institutet e naftës. Kush do ta bëjë ekspertizën dhe monitorimin e kompanive publike dhe atyre private. Për të mos ndal tek intitutet e tjera në të gjithë Shqiperinë. Më vjen keq që kjo frymë negativiteti ka gjetë vend edhe në Presidencë.

Fatjona Dhimitri-Ismet Beqiraj: Përgjigjet për këto i ke në ligjin tënd.

Përfaqësuesja e presidencës: të gjitha përgjigjet e pyetjeve të ngritura nga relatori janë të gjitha në dekret. Më vjen keq që nuk ndalët edhe në pikën tetë, që flet për kufizimin e kompetencave të presidentit

Vasil Tole,zvkryetar i Akademisë: Mendimet tona si institucion për çdo pikë të kontestuar i kemi dërguar edhe pranë kuvendit edhe presidentit. Për ne të gjitha çështjet qe diskutohen nuk janë të reja. Është bërë punë e madhe për të arrit aprovimin e këtij ligji, pasi çështjet sjanë vetëm të diskutuara, por u është dhënë përgjigje në kohën e duhur. Për te heq merakun e dikujt qe mendon se do të këtë monopol përballë institucioneve të tjera, po ju rendit disa fjalë: akademia këshillon, propozon, etj, i vetmi rast që është ose, është pranimi i anëtarëve të saj

Vasil Tole: Ne kemi një mision të përbashkët pa shkel autonomin e institucioneve të tjera, thelbi i këtij oigji ëhstë hapja ndaj institucioneve

Vasil Tole: Ne flasim në ligj për hierarki vlerash, jo për vendime

Vasil Tole: të vetmet organe autoritare për gjuhën shqipe janë ato qe quhen këshilla autoritare të gjuhës shqipe, që janë ne ASh dhe në Akademinë e Kosovës

Vasil Tole: Kongresi i gjuhës shqipe është organizuar nga ASh, ne jemi vetëm gardianët e gjuhës për të sinjalizuar për shkeljen e saj. Në përdorimin e saj në institucionet publike na rezulton një gjendje e rëndë, këtë kërkojmë që të ruajme

Vasil Tole për anëtarësimin e anëtarëve: është diskutuar një nga sugjerimet më brilante, për të gjithë ata anëtar shqiptar që kanë titujt akademikë jashtë Shqipërisë,

Vasil Tole për diskriminimin moshor: Kemi vendos tavanet e pranimeve, që do të thotë që anëtar i Ash mund të bëhesh deri në moshën 68 vjec. Arsyeja përse është vendos kjo moshë, është se ka që s'pranojnë kur janë në momentin e kontributit, ne kemi bërë në këtë rast një diskriminim pozitiv.

Fatjona Dhimitri-Toles: Ju keni nevojë për komision hetimor, s'duhet të ishit këtu sot

Vasil Tole: Ne çmojmë që kjo është thjesht refuzim për ushtrimin e kompetencave te presidenti, jo shkelje ligjore

Tole-Dhimitrit: Për akademikët flisni me respekt, raportet vjetore të ASH janë online dhe këto s'përbëjnë  kërcënim për ne

Tole për Gjinushin: është akademik para viteve 90 bashkë me Kadarenë dhe Omarin. Është stje për talentin qe ka bërë ne fushën e matematikës. Ai e zgjidhi çështjen që kur kandidoi në përfundim të procesit të regormës bëri atë procedur që bëri, që Gjykata ka konfirmuar kur ai ka kandiduar në 10 maj, si kryetar i ASh ka qene papajtueshmëri, ku nuk ishte kryetar i partisë i PSD-s

Fadil Nasufi-Dhimitrit: Dija gjithmonë hap probleme, por problemet nuk zgjidhen me injorancë

Fadil Nasufi: Pasi të shprehen relatorët ligji duhet ë kalojë sërish në seancë plenare. Para se të kalojë tek presidenti kryetarin ASh i ka kaluar të gjitha procedurat

Nasufi-Dhimitrit: Tregohuni më e rezervuar ndaj atyre që ftojmë këtu. Prej atyre që ke mësuar të flasësh, mëso dhe të heshtësh

Dhimitri: Të heshtësh ndaj shkeljeve.

Fidel Ylli: Mos duhet qe edhe Omari e Kadare duhet të ndërrojnë titull se e kanë marrë në komunizëm. Prandaj ju sugjeroj që kur të flasësh për akademikët, duhet të keni kujdes

Bujar Cela: Unë them se presidenti s'ka gabuar, prandaj ftoj amtarët e komisionit që të mbajmë qëndrimin tonë, për rrëzimin e këtij dekreti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia