Komisioni i Venecias vendos përfundimisht: Pro zgjatjes së afatit të vettingut, janë respektuar kriteret

Komisioni i Venecias tashmë e ka thënë fjalën e fundit. Sipas ekspertëve më të mirë të çështjeve kushtetuese në Evropë propozimi i Partisë Socialiste për të shtyrë mandatin e KPK dhe KP, institucionet e shkallës së parë të vettingut.  Vendimi përfundimtar është marrë sot në seancë plenare të Venecias.

Kujtojmë se në raportin paraprak të disa ditëve më parë Komisioni i Venecias thoshte se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut duhet të bazohet në arsye objektive, të ketë bazë legjislative dhe të miratohet nga një shumicë e kualifikuar parlamentare.

Komisioni është i mendimit se zgjatja e propozuar e mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik  i plotëson këto kritere.

Kujtojme se Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, propozim ky i Partisë Socialiste . Mbledhjet e Këshillit të Lëgjislacionit për këtë çështje janë bojkotuar nga Partia Demokratike. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me debate brenda vetes.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Në emër të ONM ka folur drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski.  Ai theksoi rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave. Sipas tij ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses, pasi kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision. 

(Kliko këtu për opinionin e plote të Komisionit të Venecias)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje