Kompania që po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar për herë të parë publikisht, në një kohë kur investimi po shoqërohet me debate dhe protesta kundërshtuese.
Në një postim të publikuar më 12 qershor në platformën X nga faqja e krijuar së fundmi "Sazan Coast", drejtori i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, deklaroi se prej katër vitesh po punohet për ndërtimin e një destinacioni turistik të standardeve ndërkombëtare në bregdetin shqiptar.
Sipas tij, synimi i projektit është të vlerësojë dhe promovojë bukuritë natyrore të Shqipërisë, të krijojë vende të reja pune dhe të ndërtojë një trashëgimi për të cilën brezat e ardhshëm mund të ndihen krenarë.
Abehsera theksoi gjithashtu se e ardhmja e projektit do të varet nga vendimmarrja e Shqipërisë dhe e qytetarëve të saj.
Deklarata e plotë:
"Prej katër vitesh kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar – një projekt i mbështetur në planifikim të kujdesshëm, kujdes ndaj mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata.
Qëllimi ynë është i thjeshtë: të vlerësojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë.
E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.
— Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC"
Komente












Po po klas botrore pedofilie po pergatisni Qis.hane per te pasurit uzinat fabrikat ku Jane se kto I ka greqia mbi 80 vet the prap broke eshte pa like po iken Rina se nuk pradhon asgje
PërgjigjuSHPORRUNI NGA SAZANI DHE ZVERNECI. ...CIFUTE TE NDYRE...LARG DUART NGA SHQIPERIA.....
Përgjigju